Now Hiring: Are you a driven and motivated 1st Line IT Support Engineer?

Projekte

Projekte

Journalism School of NATO and Security Studies – Video

Journalism School of NATO and Security Studies

Leksioni 1 - NATO: historia, funksioni dhe roli i Shqipërisë në AleancëDownload Leksioni 2 - Hyrje në Çështjet e SigurisëDownload Leksioni 3 - E ardhmja e NATOsDownload Leksioni 4 - Gazetaria dhe sfidat e siguriseDownload Leksioni 5 - NATO dhe sfidat e siguriseDownload Leksioni 6 - Ekstremizmi i dhunshem dhe sfidat ndaj siguriseDownload Leksioni 7 - Siguria energjitikeDownload Leksioni 8 - Siguria kibernetikeDownload Leksioni 9 - Rikthimi i gjeopolitikesDownload Leksioni 10 - E ardhmja e ceshtjeve te siguriseDownload

TCJE Publikon Manualin e Dezinformimit

Dezinformimi dhe propaganda nuk jane fenomene te reja. Ato kane ekzistuar me shekuj, por ne shekullin e XX-te me perhapjen e mediave qe arrinin nje publik shume te madh dhe me teknologjite e reja, keto dy fenomene u zmadhuan dhe u shendrruan ne arme te rendesishme te politikes se jashtme dhe te brendshme te nje vendi. “Manual për Dizinformimin” është botimi më i fundit i TCJE i cili paraqet rezultatet më të fundit kërkimore mbi dizinfomimin si dhe këshilla praktike për ta luftuar atë. Ky botim është realizuar me mbështetjen financiare të NATO Public Diplomacy Division.

Shkolla e Gazetarisë për Studimet e NATOs dhe Sigurisë

Shkolla e Gazetarisë për Studimet e NATOs dhe Sigurisë

Takim me studentë gazetarie në Shkodër

Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi në Shkodër, në qendrën rinore Arka, në datën 7 tetor,

Takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në Tiranë

Në datat 30 dhe 31 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në librarinë Tirana Times, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian. Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Gazetarët prezent në takim dhanë mendimet e tyre mbi botimin informues dhe morrën pjesë në një bashkëbisedim aktiv mbi temën e aftësimit mediatik. Gazetarët dhe ekspertët nga Tirana e vlerësuan me përshtypje shumë të mira takimin.

Takim me studentët e gazetarisë në Tiranë

Në datat 28 dhe 29 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me studentë të gazetarisë nga Universiteti i Tiranës në librarinë Tirana Times, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian. Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Studentët patën plot pyetje dhe kuriozitet ndaj botimit të ri dhe temës së aftësimit mediatik.

Takim me studentë në Korçë

Në datën 16 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me studentë të gazetarisë nga Universiteti i Korçës, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian. Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Studentët patën plot pyetje dhe kuriozitet ndaj botimit të ri dhe temës së aftësimit mediatik. Ky prezantim u mirëprit nga studentet e Korçës. Gjithashtu pati një bashkëbisedim të frytshëm rreth pengesave të medias në Shqipëri dhe zgjidhjeve të mundshme të tyre.

Takim me gazetarë në Korçë

Në datën 16 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në qytetin e Korçës, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Gazetarët prezent në takim dhanë mendimet e tyre mbi botimin informues dhe morrën pjesë në një bashkëbisedim aktiv mbi temën e aftësimit mediatik. Gazetarët e Korçës e vlerësuan me përshtypje shumë të mira takimin.

Aftësimi Mediatik

Nëpërmjet këtij doracaku informues, të rinjtë mund të marrin njohuri mbi aftësimin mediatik, si dhe rëndësinë e tij. Broshura përmban një udhëzues të detajuar që i instrukton të rinjtë hap pas hapi për të përcaktuar vërtetësinë e një lajmi dhe një fjalorth me terma kyç, të ilustruar me shembuj të ndryshëm. Kjo broshurë është prodhuar në kuadrin e projektit “Zhvillimi i mendimit kritik rreth mjedisit mediatik shqiptar” të zbatuar nga Tirana Center for Journalism Excellence, në kuadrin e projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median: Zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Ballkanin Perëndimor,” të zbatuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Kjo broshurë u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësia e vetme e TCJE dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.

Mijëra ton mish i importuar, Shqipëria treg i rezervave të dyshimta

Statistikat zyrtare tregojnë shifra të larta të mishit që importohet në vendin tonë, ndërsa ekspertët ngrenë pikëpyetje për sigurinë e kushteve të transportit dhe aftësinë e institucioneve për të garantuar cilësinë.

Peshkun kinez e hamë për të freskët

ELTON KIKIA Me të zbardhur dita Hasani merr rrugën për nga liqeni, aty ku gjuetarët e natës kanë siguruar një dysinë peshku të cilët i kapin duke vendosur elektroda në ujë, në 110 volt të siguruar nga një transformator të lidhur me një bateri makine. I ngarkon në ca thasë plasmasi dhe në shtëpi i sistemon mirë në arka druri. Pastaj merr rrugën për në qytet, aty ku shpreson të shes peshkun, me një çmim më të lirë se në dyqan. Hasani betohet se tregton peshk të freskët e se këtë zanat e kryen prej 17 vitesh. Thotë se edhe me shtetin është në rregull pasi ka siguruar një licencë si tregtar ambulant. Si Hasani, janë një dysinë njerëzisht që sigurojnë jetesën duke shitur peshk që zor se dihet nga vjen. Jo vetëm në Shkodër por dhe në Lezhë, Durrës,Tiranë, Pogradec, Vlorë, Divjakë, Fier do të gjesh tregtarë si Ai. Peshkun e vendosin në arka të hapura, në karroca, në kosha, në govata plastike e çfarëdo lloj tjetër mjeti që të jetë e mundur. Diku me një plasmas poshtë dhe diku direkt në kontakt me pluhurin e rrugës. Pastrimi i peshkut bëhet po aty në vend. Me gërshërët dhe thikat që mbahen përtokë peshkut i pastrohen luspat dhe pendët. Zorrët e peshkut hidhen përtokë në të njëjtin plasmas të improvizuar në mes të rrugës. Tregtimi, jashtë çdo standardi ligjor të higjienës duket se është problemi më i vogël që kanë konsumatorët me këtë produkt. Faktet e gjetura nga “Tirana Timës” tregojnë se shqiptarët konsumojnë peshk të importuar të cilëve u shitet si i freskët dhe vendas. Në të gjitha dyqanet që tregtojnë peshk, asnjëri prej tyre nuk deklaron peshk nga importi. Etiketat e origjinës mungojnë në çdo rast, por mbi të gjitha mungon data e skadencës. Nga vjen peshku? Mbi 1 tonë peshk u importua nga Kinë në vitin 2017. Anijes iu desh më shumë dy muaj të mbërritën në Portin e Durrësit por në doganën shqiptare ai është deklaruar në zërin peshk i freskët ose i ftohtë. Që nënkupton peshk i ruajtur në freski dhe jo ngrirje të thellë. Ligjet ndërkombëtare peshk të freskët ose të ftohtë mund ta konsiderojnë në ngrënshëm vetëm për 12 ditë. Më pas ai skadon. Peshku kinez nuk është sasia e vetme importuar që është konsumuar në Shqipëri. Dokumentet zyrtare që “Tirana Times” mundi të sigurojë, tregojnë se sasia e peshkut që Shqipëria importon është më e madhe se sa sasia e eksportit. Lista e importit kryesohet në vlerë e në peshë nga Spanja, për të vijuar me Kroacinë, Groenlandën, Italinë, Kanadanë, Greqinë. Ndërkohë që në mesin e 49 shteteve përfshihet edhe Kosova dhe Maqedonia, vende që nuk kanë det. 3 tonë peshk u importuan edhe nga Kosova. Sipas të dhënave doganore, gjatë vitin 2017 u importua për konsum të brendshëm rreth 2 247 ton peshk . Në të njëjtin vit, zëri i eksporteve nga prodhimi vendas deklarohet rreth 2 017 ton. Për vitin 2018 sasia e peshkut të freskët ose të ftohtë që kemi marrë nga jashtë është 2 213 ton, ndërsa sasia e eksportuar është 3 048 ton. Për qeverinë shifrat e larta të eksporti vlerësohen si sukses. Niko Peleshi, kryetari i Komisionit të Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nga foltorja e Parlamentit u krenua se Shqipëria po eksportonte peshk në Norvegji e Finlandë, e se sipas tij, të dhënat regjistrojnë eksporte me dy shifra. Në seancën parlamentare, ku diskutohej disa ndryshime në Ligjin “Për peshkimin”, që synoi formalizmin e peshkimit artizanal dhe ndalimin e peshkimit të paligjshëm, ish Ministri i Bujqësisë foli për eksportet. “Në vitin 2017 eksportet e peshkut u rritën me 35% dhe në vitin 2018 u rritën me 25%, ndërsa investimet në industrinë e peshkut llogaritet në 39 milionë euro ku janë të punësuar mbi 3 mijë njerëz”- deklaroi Peleshi. Kaq optimist nuk janë ekspertët dhe prodhuesit në vend. Ata i thanë Tirana Times se ky lloj shkëmbimi tregtar ka bërë që shqiptarët të konsumojnë peshk jashtë standardeve. Sasia e peshkut që ne marrim nga jashtë është shumë herë më e madhe se ajo që prodhojmë në vend. Kjo do të thotë që dy në tre peshq që ne blejmë në dyqan janë të importit. Por ato na shiten si prodhim vendas. Jashtë standardeve Muharrem Jazaj ka një jetë që merret me prodhimin e peshkut. Ai menaxhon një fermë në jug të vendit, në Karaburun e tregon se peshkun e prodhuar në rezervatin e tij e shoqëron me certifikatë ku shënohet data e vjeljes dhe e skandencës. Por si për çudi, kur peshku i tij shkon në dyqanet e pakicës humbet gjurmueshmërinë. “Nëse ua kërkojmë këto elemente sigurie dyqaneve, shitësit ngrenë supet”- thotë për “Tirana Times” fermeri. Prodhuesi nga Vlora, z. Jazaj thotë se peshku që hyn në Shqipëri nuk ka as sigurinë dhe as cilësinë e duhur, sidomos peshku që vjen i ngrirë. “Peshku është i ngrirë me vite, dhe jo vetëm që nuk ka vlera ushqyese por përbën rrezik për shëndetin. Dhe për më tepër konsumatori nuk është i mbrojtur nga ky produkt, derisa nuk ekziston ligji për kontrollin e produkteve të detit”- rrëfen Jazaj i cili ka se ka parë me sytë e tij se peshku i importuar tregtohet si prodhim vendas. “Kam mbetur i zhgënjyer kur kam parë peshk të ardhur nga Turqia i cili në dyqane shitet me një tabelë ku shkruhet “Peshk Karaburuni”. Kjo është e papranueshme. Dëmton si biznesin, ashtu edhe konsumatorin. Të vetmit që përfitojnë janë tregtarët sepse peshku i importit vjen me çmim shumë të lirë. Por duke e shitur si peshk Vlore, apo peshk Shëngjini qytetarët e blejnë më cmim shumë më të lartë”-thotë Muharremi. Fermeri thotë se standardet e BE-së për tregtimin e peshkut zënë fill që rritja e deri tek vjelja e tij. “Pasi lihet 24 orë pa ushqyer peshku duhet vjelur në akull, për të qenë i freskët. Më pas të ruhet në dhoma frigoriferike në -2ºC. Nga momenti i vjeljes, duhet konsumuar brenda 12 ditëve, për t’u konsideruar i freskët”- tregon […]

Nga vaji i palmës tek higjiena, rreziku që na vjen nga bulmeti

Produktet e qumështit, të prodhuara nga ndërmarrjet e vogla apo edhe fabrika të cilat më pas tregtohen në markete e tregje janë shndërruar në një kërcënim për shëndetin tonë. Të dhënat e siguruara tregojnë se djathi, kosi, gjalpi, gjiza prodhohen në kushte artizanale ose fabrika që përdorin elementë me përmbajtje të rrezikshme. Institucioni i ngritur për të kontrolluar këtë sektor të industrisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duket se ka dështuar për të na garantuar cilësinë e ushqimit. Qeveria e kryeministrit Rama për të parandaluar zhvillimin e kësaj “industrie vrasëse” ka kërkuar ashpërsim të Kodit Penal, duke kërcënuar keqbërësit deri në 10 vite burgim.

Laboratorët e ushqimit, si u shpërdoruan 6 milionë euro për ndërtimin e tyre

Me aparatura të vjetërsuara, mungesë reagentësh dhe me staf që ndërrohet sa herë ndryshohet drejtuesi, garantimi i sigurisë ushqimore duket një mision i pamundur për laboratorët e AKU-së. Bashkimi Evropian ka dhënë deri më tani më shumë se 6 milionë euro për ndërtimin dhe pajisjen me teknologji për 9 laboratorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por aktualisht janë në funksion vetëm 7. Ndërkohë që dy laboratorëve, atij të Beratit dhe të Elbasanit, u është vënë kyçi. Por edhe laboratorët që janë në funksion, asnjëri prej tyre nuk është i akredituar dhe për më tepër nuk arrijnë të kryejnë as analiza të thjeshta siç janë shtesat, ngjyruesit, konservantët apo nivelin e hormoneve e të pesticideve. Të vetmet analiza që laboratorët e AKU-së mund të kryejnë janë ato mikrobiologjike dhe fiziko kimike që janë të limituara në verikimin e përbërësve të produktit që kanë të shënuar në etiketë (për aciditetin, kripën, lëndën e thatë, yndyrnat).

‘Siguria Ushqimore: mund të kemi besim në çfarë hamë?’

Tirana Centre for Journalistic Excellence (TCJE), me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, po hap një thirrje për gazetarë të rinj në kuadër të projektit “Food Safety Investigation: can we trust what we eat?” (‘Siguria Ushqimore: mund të kemi besim në çfarë hamë?’) Aplikantët e zgjedhur do mësojnë si të përpilojnë dhe të përgatisin raporte investigative mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri nën ekspertizën e gazetarëve me përvojë. Dërgoni një CV dhe një shkrim origjinal tek info@tcje.org për të dorëzuar aplikimin. Gazetarët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it deri më 12 shkurt 2019.