Takim me studentë në Korçë
Takim me studentë në Korçë
Në datën 16 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me studentë të gazetarisë nga Universiteti i Korçës, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Studentët patën plot pyetje dhe kuriozitet ndaj botimit të ri dhe temës së aftësimit mediatik. Ky prezantim u mirëprit nga studentet e Korçës. Gjithashtu pati një bashkëbisedim të frytshëm rreth pengesave të medias në Shqipëri dhe zgjidhjeve të mundshme të tyre.




