Now Hiring: Are you a driven and motivated 1st Line IT Support Engineer?

Blog

Takim me studentë gazetarie në Shkodër

IMG-20201118-WA0010-1024x768
Trajnime & Evente

Takim me studentë gazetarie në Shkodër

Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi në Shkodër, në qendrën rinore Arka, në datën 7 tetor, një takim me student të gazetarisë nga Universiteti i Shkodrës, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Pjesëmarrësit treguan interes dhe kureshtje për botimin duke e vlerësuar atë si një ndihmë në mendimin kritik ndaj medias. Gjithashtu pati një bashkëbisedim të frytshëm rreth problemeve të medias në Shqipëri dhe asaj çka mund të bëhet për t’i ndryshuar.