Aftësimi Mediatik

Aftësimi Mediatik
Nëpërmjet këtij doracaku informues, të rinjtë mund të marrin njohuri mbi aftësimin mediatik, si dhe rëndësinë e tij. Broshura përmban një udhëzues të detajuar që i instrukton të rinjtë hap pas hapi për të përcaktuar vërtetësinë e një lajmi dhe një fjalorth me terma kyç, të ilustruar me shembuj të ndryshëm.
Kjo broshurë është prodhuar në kuadrin e projektit “Zhvillimi i mendimit kritik rreth mjedisit mediatik shqiptar” të zbatuar nga Tirana Center for Journalism Excellence, në kuadrin e projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median: Zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Ballkanin Perëndimor,” të zbatuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Kjo broshurë u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësia e vetme e TCJE dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.