Takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në Tiranë
Takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në Tiranë
Në datat 30 dhe 31 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me gazetarë dhe ekspertë në fushën e medias në librarinë Tirana Times, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Gazetarët prezent në takim dhanë mendimet e tyre mbi botimin informues dhe morrën pjesë në një bashkëbisedim aktiv mbi temën e aftësimit mediatik. Gazetarët dhe ekspertët nga Tirana e vlerësuan me përshtypje shumë të mira takimin.


