{"id":2510,"date":"2022-05-19T10:04:27","date_gmt":"2022-05-19T08:04:27","guid":{"rendered":"https:\/\/tcje.org\/?p=2510"},"modified":"2022-05-19T10:04:36","modified_gmt":"2022-05-19T08:04:36","slug":"kendi-i-be-ne-bashkine-kucove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/2022\/05\/19\/kendi-i-be-ne-bashkine-kucove\/","title":{"rendered":"K\u00ebndi i BE n\u00eb Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Reportazh- nga Erisa Koxhaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>I njejti rrug\u00ebtim u ndoq edhe p\u00ebr Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, dhe struktur\u00ebn e saj p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin europian.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebndi i BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki \u00ebsht\u00eb formuar n\u00eb vitin 2018, po at\u00ebhere kur hyri n\u00eb fuqi vendimi p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre zyrave q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr bashk\u00ebrendimin dhe koordinimin e procesit t\u00eb integrimit evropian. Megjithk\u00ebt\u00eb, si\u00e7 u shpreh\u00ebn punonj\u00ebset e zyr\u00ebs, struktura ka ekzistuar q\u00eb para 2013 p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb ndryshme. Madje, dhe disa prej punonj\u00ebsve jan\u00eb po t\u00eb njejt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb at\u00eb struktur\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb form\u00ebsohej dhe t\u00eb funksiononte si zyra e integrimit europian, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb struktura nuk ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe nuk \u00ebsht\u00eb riorganizuar me hapjen dhe integrimin e k\u00ebsaj zyre t\u00eb re&#8230;<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" width=\"597\" height=\"311\" src=\"https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-2511\" srcset=\"https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image.png 597w, https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image-300x156.png 300w\" sizes=\"(max-width: 597px) 100vw, 597px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>N\u00eb\u00a0 hyrjen e pasme t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, n\u00eb der\u00ebn e par\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb ndodhet Zyra e Integrimit Evropian. Atmosfera miq\u00ebsore shihet q\u00eb n\u00eb flet\u00ebn e ngjitur n\u00eb der\u00eb ku shkruhet \u201cDrejtoria e zhvillimit strategjik dhe integrimit europian\u201d dhe ngjitur me t\u00eb\u00a0 nj\u00eb zem\u00ebr e vizatuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyra ishte nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl, e mbushur me dokumente e dosje, dhe kishte t\u00eb vendosura 3 tryeza dhe 3 kompjutera p\u00ebr 4 punonj\u00ebset q\u00eb ishin em\u00ebruar aty. Hap\u00ebsira ishte e ngusht\u00eb dhe 3 punonj\u00ebset q\u00eb ndodheshin n\u00eb zyr\u00eb dukeshin sikur ishin rehatuar n\u00eb rutin\u00ebn pasive t\u00eb asaj zyre. Punonj\u00ebset u treguan tep\u00ebr t\u00eb sjellshme e miq\u00ebsore dhe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Nj\u00ebsia e Integrimit Europian n\u00eb bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb nuk kishte nj\u00eb drejtues, por 2 prej punonj\u00ebseve, Ola Sallo dhe Lori Daja&nbsp; e prezantuan veten si specialistet q\u00eb merreshin me koordinimin dhe funksionimin e zyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb website-in e K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb&nbsp; figuron tjet\u00ebrkush si koordinatore, Enkelejda Peco. Ola Sallo ishte e profilizuar n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, nd\u00ebrsa Lori Daja nuk ishte e profilizuar n\u00eb asnj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por pozicioni i saj i pun\u00ebs ishte m\u00ebsuese gjeografie.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rutin\u00ebn e tyre punonj\u00ebset e zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb u shpreh\u00ebn se merren me organizimin e aktiviteteve q\u00eb planifikohen nga K\u00ebndi i BE-s\u00eb, promovimin e&nbsp; K\u00ebndit&nbsp; t\u00eb BE-s\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla dhe n\u00eb rastet kur u vjen ndonj\u00eb projekt p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb aktiviteti, gjejn\u00eb materiale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur projektin.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhvillimi i k\u00ebtyre aktiviteteve mund\u00ebsohet nga financimi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb donator\u00ebt dhe sipas dy specialisteve q\u00eb merreshin me koordinimin&nbsp; bashkia nuk kontribuon dhe nuk i financon 100% k\u00ebto projekte, pra pjesa m\u00eb e madhe e financimeve vijn\u00eb nga donator\u00ebt. Por sipas Delegacionit Europe House, duke qen\u00eb se zyrat jan\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb bashkive dhe personeli i tyre \u00ebsht\u00eb personel i bashkis\u00eb, pagat e punonj\u00ebsve dhe gjith\u00eb aktiviteti i tyre mbulohen nga buxheti i Bashkis\u00eb, pasi dhe vet aktiviteti i tyre lidhet me bashkin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet theksuar se var\u00ebsia e zyrave t\u00eb Integrimit Europian \u00ebsht\u00eb e ndryshme p\u00ebr bashki t\u00eb ndryshme. N\u00eb Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb kjo zyr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Projekteve, Integrimit Europian, Koordinimit me Donator\u00ebt dhe Turizmit dhe kjo Drejtori ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr rolin e k\u00ebsaj zyre si monitoruese dhe vler\u00ebsuese p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve dhe t\u00eb standardeve q\u00eb rrjedhin nga procesi i integrimit europian dhe zbatimit t\u00eb asistenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, dy koordinatoret nuk ishin fort t\u00eb informuara. Megjith\u00ebse ky rol \u00ebsht\u00eb i shprehur qart\u00eb n\u00eb <a href=\"https:\/\/mb.gov.al\/krijohet-struktura-e-integrimit-evropian-ne-cdo-bashki\/\">vendimin<\/a> e vitit 2018 p\u00ebr bashk\u00ebrendimin dhe koordinimin e procesit t\u00eb integrimit evropian nd\u00ebrmjet qeverisjes qendrore dhe nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore. Punonj\u00ebset fillimisht u shpreh\u00ebn se kjo struktur\u00eb nuk e kishte at\u00eb funksion dhe nuk ishte detyr\u00eb e zyr\u00ebs s\u00eb integrimit europian matja e kontributit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve q\u00eb rrjedhin nga procesi i integrimit, por pasi u konsultuan me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe u kujtuan p\u00ebr funksionin q\u00eb&nbsp; struktura&nbsp; ka treguan se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me matric\u00ebn, vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Punonj\u00ebset na treguan gjithashtu p\u00ebr aktivitetet promovuese q\u00eb zhvillohen rreth K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb por megjithat\u00eb faktet flasin ndryshe; shumica e qytetar\u00ebve nuk kan\u00eb asnj\u00eb dijeni e informacion p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe aktivitetet q\u00eb kjo struktur\u00eb nd\u00ebrmerr. Broshurat promovuese q\u00eb ftonin qytetar\u00ebt t\u00eb vizitonin nj\u00ebsin\u00eb e Integrimit Evropian pluhuroseshin sip\u00ebr tryez\u00ebs s\u00eb dy koordinatoreve. Mbetet ende e paqart\u00eb n\u00ebs\u00eb kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosinteresimin nga ana e qytetar\u00ebve apo \u00ebsht\u00eb puna promovuese shkaku q\u00eb k\u00ebto struktura, pas 4 vitesh q\u00eb prej krijimit t\u00eb\u00a0 tyre, ende nuk njihen.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" width=\"631\" height=\"386\" src=\"https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-2512\" srcset=\"https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image-1.png 631w, https:\/\/tcje.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/image-1-300x184.png 300w\" sizes=\"(max-width: 631px) 100vw, 631px\" \/><\/figure><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazh- nga Erisa Koxhaj I njejti rrug\u00ebtim u ndoq edhe p\u00ebr Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, dhe struktur\u00ebn e saj p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin europian. K\u00ebndi i BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki \u00ebsht\u00eb formuar n\u00eb vitin 2018, po at\u00ebhere kur hyri n\u00eb fuqi vendimi p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre zyrave q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr bashk\u00ebrendimin dhe koordinimin e procesit t\u00eb integrimit evropian. Megjithk\u00ebt\u00eb, si\u00e7 u shpreh\u00ebn punonj\u00ebset e zyr\u00ebs, struktura ka ekzistuar q\u00eb para 2013 p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb ndryshme. Madje, dhe disa prej punonj\u00ebsve jan\u00eb po t\u00eb njejt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb at\u00eb struktur\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb form\u00ebsohej dhe t\u00eb funksiononte si zyra e integrimit europian, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb struktura nuk ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe nuk \u00ebsht\u00eb riorganizuar me hapjen dhe integrimin e k\u00ebsaj zyre t\u00eb re&#8230; N\u00eb\u00a0 hyrjen e pasme t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, n\u00eb der\u00ebn e par\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb ndodhet Zyra e Integrimit Evropian. Atmosfera miq\u00ebsore shihet q\u00eb n\u00eb flet\u00ebn e ngjitur n\u00eb der\u00eb ku shkruhet \u201cDrejtoria e zhvillimit strategjik dhe integrimit europian\u201d dhe ngjitur me t\u00eb\u00a0 nj\u00eb zem\u00ebr e vizatuar. Zyra ishte nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl, e mbushur me dokumente e dosje, dhe kishte t\u00eb vendosura 3 tryeza dhe 3 kompjutera p\u00ebr 4 punonj\u00ebset q\u00eb ishin em\u00ebruar aty. Hap\u00ebsira ishte e ngusht\u00eb dhe 3 punonj\u00ebset q\u00eb ndodheshin n\u00eb zyr\u00eb dukeshin sikur ishin rehatuar n\u00eb rutin\u00ebn pasive t\u00eb asaj zyre. Punonj\u00ebset u treguan tep\u00ebr t\u00eb sjellshme e miq\u00ebsore dhe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion. &nbsp; Nj\u00ebsia e Integrimit Europian n\u00eb bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb nuk kishte nj\u00eb drejtues, por 2 prej punonj\u00ebseve, Ola Sallo dhe Lori Daja&nbsp; e prezantuan veten si specialistet q\u00eb merreshin me koordinimin dhe funksionimin e zyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb website-in e K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb&nbsp; figuron tjet\u00ebrkush si koordinatore, Enkelejda Peco. Ola Sallo ishte e profilizuar n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, nd\u00ebrsa Lori Daja nuk ishte e profilizuar n\u00eb asnj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por pozicioni i saj i pun\u00ebs ishte m\u00ebsuese gjeografie. N\u00eb rutin\u00ebn e tyre punonj\u00ebset e zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb u shpreh\u00ebn se merren me organizimin e aktiviteteve q\u00eb planifikohen nga K\u00ebndi i BE-s\u00eb, promovimin e&nbsp; K\u00ebndit&nbsp; t\u00eb BE-s\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla dhe n\u00eb rastet kur u vjen ndonj\u00eb projekt p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb aktiviteti, gjejn\u00eb materiale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur projektin. Zhvillimi i k\u00ebtyre aktiviteteve mund\u00ebsohet nga financimi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb donator\u00ebt dhe sipas dy specialisteve q\u00eb merreshin me koordinimin&nbsp; bashkia nuk kontribuon dhe nuk i financon 100% k\u00ebto projekte, pra pjesa m\u00eb e madhe e financimeve vijn\u00eb nga donator\u00ebt. Por sipas Delegacionit Europe House, duke qen\u00eb se zyrat jan\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb bashkive dhe personeli i tyre \u00ebsht\u00eb personel i bashkis\u00eb, pagat e punonj\u00ebsve dhe gjith\u00eb aktiviteti i tyre mbulohen nga buxheti i Bashkis\u00eb, pasi dhe vet aktiviteti i tyre lidhet me bashkin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet theksuar se var\u00ebsia e zyrave t\u00eb Integrimit Europian \u00ebsht\u00eb e ndryshme p\u00ebr bashki t\u00eb ndryshme. N\u00eb Bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb kjo zyr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Projekteve, Integrimit Europian, Koordinimit me Donator\u00ebt dhe Turizmit dhe kjo Drejtori ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr rolin e k\u00ebsaj zyre si monitoruese dhe vler\u00ebsuese p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve dhe t\u00eb standardeve q\u00eb rrjedhin nga procesi i integrimit europian dhe zbatimit t\u00eb asistenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, dy koordinatoret nuk ishin fort t\u00eb informuara. Megjith\u00ebse ky rol \u00ebsht\u00eb i shprehur qart\u00eb n\u00eb vendimin e vitit 2018 p\u00ebr bashk\u00ebrendimin dhe koordinimin e procesit t\u00eb integrimit evropian nd\u00ebrmjet qeverisjes qendrore dhe nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore. Punonj\u00ebset fillimisht u shpreh\u00ebn se kjo struktur\u00eb nuk e kishte at\u00eb funksion dhe nuk ishte detyr\u00eb e zyr\u00ebs s\u00eb integrimit europian matja e kontributit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve q\u00eb rrjedhin nga procesi i integrimit, por pasi u konsultuan me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe u kujtuan p\u00ebr funksionin q\u00eb&nbsp; struktura&nbsp; ka treguan se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me matric\u00ebn, vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs. Punonj\u00ebset na treguan gjithashtu p\u00ebr aktivitetet promovuese q\u00eb zhvillohen rreth K\u00ebndit t\u00eb BE-s\u00eb por megjithat\u00eb faktet flasin ndryshe; shumica e qytetar\u00ebve nuk kan\u00eb asnj\u00eb dijeni e informacion p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe aktivitetet q\u00eb kjo struktur\u00eb nd\u00ebrmerr. Broshurat promovuese q\u00eb ftonin qytetar\u00ebt t\u00eb vizitonin nj\u00ebsin\u00eb e Integrimit Evropian pluhuroseshin sip\u00ebr tryez\u00ebs s\u00eb dy koordinatoreve. Mbetet ende e paqart\u00eb n\u00ebs\u00eb kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosinteresimin nga ana e qytetar\u00ebve apo \u00ebsht\u00eb puna promovuese shkaku q\u00eb k\u00ebto struktura, pas 4 vitesh q\u00eb prej krijimit t\u00eb\u00a0 tyre, ende nuk njihen.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2513,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[71],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2510"}],"collection":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2510"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2514,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2510\/revisions\/2514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}