{"id":2024,"date":"2019-05-19T17:47:00","date_gmt":"2019-05-19T17:47:00","guid":{"rendered":"http:\/\/tcje.org\/?p=2024"},"modified":"2020-06-06T05:52:20","modified_gmt":"2020-06-06T05:52:20","slug":"laboratoret-e-ushqimit-si-u-shperdoruan-6-milione-euro-per-ndertimin-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/sq\/2019\/05\/19\/laboratoret-e-ushqimit-si-u-shperdoruan-6-milione-euro-per-ndertimin-e-tyre\/","title":{"rendered":"Laborator\u00ebt e ushqimit, si u shp\u00ebrdoruan 6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tyre"},"content":{"rendered":"\n<p><em><strong>ESMERALDA KETA<\/strong><\/em><br>M\u00ebsuesja e arteve t\u00eb bukura, Rudina Hyka, n\u00eb 2015-\u00ebn braktisi Gjenev\u00ebn ku jetonte prej 15 vitesh. Ajo bleu disa dynym\u00eb tok\u00eb n\u00eb fshatin Shetaj, af\u00ebr Kepit t\u00eb Rodonit, p\u00ebr t\u00eb kultivuar shafran. Pasi u garantua se toka nuk ishte e ndotur me pesticide dhe kimikate, Rudina nisi t\u00eb kultivoj\u00eb shafran, aso kohe pak i d\u00ebgjuar k\u00ebtyre an\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 mundit t\u00eb rritjes s\u00eb bim\u00ebs delikate, shum\u00eb shpejt ajo u p\u00ebrball me sfid\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar past\u00ebrtin\u00eb e produktit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201d Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb analiza. Nj\u00eb flet\u00eb lule shafrani \u00ebsht\u00eb analizuar p\u00ebr prezenc\u00eb t\u00eb mbi 346 lloje t\u00eb ndryshme kimikatesh, pesticidesh, apo ndot\u00ebsish t\u00eb tjer\u00eb gjitha analizat i kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb laborator\u00eb t\u00eb certifikuar jasht\u00eb, pasi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk di t\u00eb ket\u00eb\u201d \u2013 tregon Rudina, t\u00eb cil\u00ebs certifikata e garancis\u00eb I hap dyer e tregun evropian, dhe pse analizat jan\u00eb t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Rudina tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka m\u00ebsuar nga koha kur ishte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur jetoja n\u00eb Zvic\u00ebr kisha miq t\u00eb mi q\u00eb merreshin me kultivim t\u00eb produkteve t\u00eb ndryshme. I sillnin jasht\u00eb, shum\u00eb i p\u00eblqenin, por nuk arrinin ti tregtonin pasi askush nuk ua merrte n\u00eb konsiderat\u00eb flet\u00ebt e analizave q\u00eb kishin l\u00ebshuar institucionet n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, \u2013 tregon Rudina.<\/p>\n\n\n\n<p>Si ish m\u00ebsuesja e arteve t\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb prodhuesit vendas I drejtohen laborator\u00ebve t\u00eb huaj, kryesisht n\u00eb Itali dhe Zvic\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb certifikuar cil\u00ebsin\u00eb e prodhimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi Evropian ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se 6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe pajisjen me teknologji p\u00ebr 9 laborator\u00eb t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, por aktualisht jan\u00eb n\u00eb funksion vet\u00ebm 7, pasi atyre n\u00eb Berat dhe n\u00eb Elbasan, u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ky\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe laborator\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb funksionim nuk jan\u00eb t\u00eb akredituar, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk arrijn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb as analiza t\u00eb thjeshta si\u00e7 jan\u00eb shtesat, ngjyruesit, konservant\u00ebt apo nivelin e hormoneve e t\u00eb pesticideve. T\u00eb vetmet analiza q\u00eb laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb mund t\u00eb kryejn\u00eb jan\u00eb ato mikrobiologjike dhe fiziko kimike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb limituara n\u00eb verifikimin e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb produktit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb etiket\u00eb (p\u00ebr aciditetin, krip\u00ebn, l\u00ebnd\u00ebn e that\u00eb, yndyrat).<\/p>\n\n\n\n<p>I vetmi laborator i certifikuar p\u00ebr t\u00eb kryer disa analiza, por edhe k\u00ebtu lista p\u00ebr mbetjen e pesticideve mbetet shum\u00eb e limituar, \u00ebsht\u00eb ai i Institutit t\u00eb Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Laborator\u00ebt jasht\u00eb standardeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cThembra e Akilit\u201d, mbetet lista e cunguar e analizave q\u00eb kryhet n\u00eb vendin ton\u00eb. Matrica e komponent\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb matet n\u00eb laborator\u00ebt e AKU n\u00eb fakt vet\u00ebm sa mund t\u00eb verifikoj\u00eb element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb etiket\u00eb, por nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr siguri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb laborator\u00ebve t\u00eb AKU-s\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen analiza t\u00eb shtesave, ngjyruesve t\u00eb p\u00ebrdorur, konservant\u00ebve, apo nivelit t\u00eb pesticideve e mbetjeve t\u00eb rrezikshme. Dhe kjo pasi laborator\u00ebt her\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb aparatura, her\u00eb mungojn\u00eb reagentet apo kitet, e n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera jo vet\u00ebm mungon stafi, por ai ndyrshohet sa her\u00eb ndryshohet drejtori.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb tha insiston se ka n\u00eb funksion 7 laborator\u00eb ku kryhen nj\u00eb gam\u00eb e gjer\u00eb analizash t\u00eb cilat garantojn\u00eb sigurin\u00eb e produkteve ushqimore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara tregojn\u00eb se laborator\u00ebt ose nuk ekzistojn\u00eb, ose funksionojn\u00eb me aparatura t\u00eb amortizuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Laboratori i Elbasanit \u00ebsht\u00eb mbyllur q\u00eb n\u00eb vitinn 2014, me nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb ish Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Firdus Kurti, drejtor i AKU n\u00eb Elbasan thot\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shpeshta p\u00ebr hapjen e laboratorit por nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEdhe sikur t\u00eb hapet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb funksional p\u00ebr munges\u00eb stafi, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e stafit kan\u00eb kaluar si inspektor\u00eb\u201d\u2013 tha Firdus Kurti. Drejtori i AKU-s\u00eb n\u00eb Elbasan shton se mosfunksionimi I nuk e ka penalizuar pun\u00ebn e tyre, pasi 18 inspektor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00eb terren mbledhin mostra dhe i nisin drejt Durr\u00ebsit ose Fierit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por laboratori i Durr\u00ebsit , i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga laborator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, nuk funksionon. Ai \u00ebsht\u00eb mbyllur vitin e kaluar p\u00ebr munges\u00eb reagent\u00ebsh dhe terrenesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Jorgaqi, drejtori i AKU, Durr\u00ebs, i cili u kontaktua, pranon se her\u00eb pas here p\u00ebrballen me mungesa t\u00eb ndryshme por shton se \u201d laboratori \u00ebsht\u00eb pajisur me kitet e nevojshme dhe funksionon normalisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb problematike ndodhet edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet \u201chambari\u201d i Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e amortizuar, ku dikur ka qen\u00eb qendra m\u00eb e madhe e analizimit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore, laborantet vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me aparatura t\u00eb vjetruara dhe q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen kurrsesi as k\u00ebrkesave n\u00eb rritje, por as cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebrkuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb laborator, mund t\u00eb b\u00ebhen disa lloje analizash p\u00ebr prezenc\u00eb pesticidesh, por nuk mund t\u00eb zbulohet sasia e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb raport inventarizimi t\u00eb pajisjeve laboratorike, i kryer rreth 5 vite m\u00eb par\u00eb nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, tregonte se rreth 40% e aparaturave q\u00eb p\u00ebrdorin laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb, jan\u00eb ose t\u00eb vjetruara ose nuk di askush t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>AKU sqaron se pajisjeve t\u00eb amortizuara n\u00eb laborator\u00ebve u jan\u00eb kryer sh\u00ebrbim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJan\u00eb kryer sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta nga subjekte t\u00eb autorizua me q\u00ebllim mir\u00ebmbajt\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr e Kor\u00e7\u00eb kan\u00eb ardhur aparatura t\u00eb reja, t\u00eb cilat kryejn\u00eb analiza laboratorike, me metoda dhe pajisje bashk\u00ebkohore\u201d \u2013 sqaroi AKU.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKa pasur vler\u00ebsime n\u00eb lidhje me gjendjen e pajisjeve ekzistuese dhe jan\u00eb paraqitur k\u00ebrkesat p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, si n\u00eb aspektin e z\u00ebvend\u00ebsimeve, por edhe riparimeve. Edhe specializimi i stafit n\u00eb lidhje me aparaturat e reja t\u00eb marra s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndjekje. Ne vler\u00ebsojm\u00eb, se problemi i pajisjeve t\u00eb trash\u00ebguara ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, me faktin se metodat q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr analizat me k\u00ebto aparatura, nuk jan\u00eb bashk\u00ebkohore, duke krijuar kosto kohore, por edhe financiare\u201d.- thuhet n\u00eb reagimin q\u00eb AKU-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Ushqimit refuzoi tu p\u00ebrgjigjej pyetjeve q\u00eb ne pat\u00ebm p\u00ebr akreditimin e laborator\u00ebve. Ata sugjeruan ti drejtohemi faqes s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb akreditimit, (dpa.gov.al) por n\u00eb fakt aty gjendet certifikata e akreditimit vet\u00ebm p\u00ebr ISUV dhe jo p\u00ebr ndonj\u00eb laborator t\u00eb AKU-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Investimet e BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Siguria ushqimore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Q\u00eb nga viti 2009, n\u00ebp\u00ebrmjet programeve t\u00eb ndryshme jan\u00eb akorduar rreth 6 milion euro, t\u00eb cilat synojn\u00eb garantimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb produkteve. Pjesa m\u00eb e madhe e fondeve ka shkuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e laborator\u00ebve dhe pajisjen e tyre me aparatura p\u00ebr matjen e pesticideve n\u00eb produktet bimore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBE ka mb\u00ebshtetur nd\u00ebrtimin dhe laborator\u00ebt e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit (AKU) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit t\u00eb Ndihm\u00ebs s\u00eb Para-An\u00ebtar\u00ebsimit (IPA), m\u00eb konkretisht programet e vitit 2009 dhe 2010, me nj\u00eb buxhet prej 0.69 milion\u00eb Euro p\u00ebr dizajn dhe mbik\u00ebqyrje dhe 4.23 milion\u00eb Euro p\u00ebr nd\u00ebrtim. N\u00eb fund t\u00eb projektit u nd\u00ebrtuan \/ rind\u00ebrtuan n\u00ebnt\u00eb zyra rajonale dhe laborator\u00eb t\u00eb AKU-s\u00eb. Ekziston gjithashtu nj\u00eb mb\u00ebshtetje e vazhdueshme nga programi IPA \u2013 2013 \u2013 n\u00eb shum\u00ebn prej 1.38 milion\u00eb Euro p\u00ebr sigurimin e pajisjeve laboratorike q\u00eb lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e ushqimit p\u00ebr ushqimet e pap\u00ebrpunuara dhe ato t\u00eb p\u00ebrpunuara, si dhe mbetjet e pesticideve n\u00eb ushqimet me origjin\u00eb bimore\u201d, mb\u00ebshtetje kjo q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb 2019 dhe synon \u201ct\u00eb rris\u00eb kapacitetet monitoruese dhe analitiket\u00eb laborator\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e p\u00ebrmir\u00ebsuara komb\u00ebtare\u201d-sqarohet n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare t\u00eb delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Zyra e BE-s\u00eb do t\u00eb ngre nj\u00eb grup auditimi p\u00ebr fondet e akorduara p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDelegacioni i BE-s\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb auditim p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin dhe mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebtyre infrastrukturave. Ne do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb identifikojm\u00eb \u00e7do boshll\u00ebk t\u00eb mbetur dhe t\u00eb sigurojm\u00eb rekomandimet e nevojshme p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb garantuar pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb, si dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sistemit\u201d\u2013 sqarohet me tej n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb nuk garantojn\u00eb dot cil\u00ebsin\u00eb e produkteve penalizojn\u00eb edhe ata prodhues q\u00eb synojn\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Sokol Stafa, e cili q\u00eb prej 15 vitesh merret me certifikimin e produkteve \u201cbio\u201d n\u00eb vendin ton\u00eb, shprehet se situata kaotike ku ndodhet siguria ushqimore b\u00ebn q\u00eb shpeshher\u00eb produktet shqiptare t\u00eb shihen me dyshim. \u201d N\u00ebse duam q\u00eb produktet tona t\u00eb jen\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e BE-s\u00eb, ku edhe duam t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb garantojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ai ka brenda. K\u00ebtu tek ne ka ende s\u00ebmundje zoonotike q\u00eb as nuk mendohet, ka bruceloz\u00eb. E si mund t\u00eb flitet p\u00ebr siguri ushqimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb kushte\u201d, \u2013 thot\u00eb Stafa.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt tregojn\u00eb se laborator\u00ebt e pa-akredituar dhe l\u00ebvizja e stafit sa her\u00eb q\u00eb nd\u00ebrrohet nj\u00eb drejtor, mbeten pika e dob\u00ebt e siguris\u00eb ushqimore n\u00eb vendin ton\u00eb. \u201d Jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb miliona euro p\u00ebr laborator\u00ebt, por stafi ndryshohet sa her\u00eb ndryshohet drejtori. Dhe ne jemi n\u00eb pik\u00ebn, kur kemi aparatura, por nuk kemi kapacitete. E p\u00ebr \u00e7far\u00eb na duhen\u201d,-thot\u00eb Stafa.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht qasjes n\u00eb letra p\u00ebr t\u00eb orientuar fermer\u00ebt drejt produkteve organike, p\u00ebr vitin 2019 Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fond p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e atyre q\u00eb merren me kultivimin e produkteve n\u00ebn mark\u00ebn \u201cbio\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb analizuar nj\u00eb produkt organik, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb sepse ne nuk kemi laborator\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup prodhimesh, \u2013 shpjegon eksperti Stafa.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe p\u00ebr produktet konvencionale, as laborator\u00ebt e AKU e as ISUV nuk mund t\u00eb kryejn\u00eb analiza p\u00ebr mbetje t\u00eb rrezikshme kimike (p\u00ebrve\u00e7 3-4 llojeve q\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb ISUV). \u201cNe nuk kemi laborator\u00eb t\u00eb akredituar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb analizat q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri nuk njihen n\u00eb vendet ku ne eksportojm\u00eb. Jemi t\u00eb detyruar t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb gjitha analizat.\u201d \u2013 pohon Stafa.<\/p>\n\n\n\n<p>Instituti i Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinare \u00ebsht\u00eb i vetmi laborator reference n\u00eb Shqip\u00ebri. Aktualisht realizon 340 lloje analizash dhe 53 teste t\u00eb akredituara, nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb 2018 kishte vet\u00ebm 8 t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebllumb Aleksi, ish drejtori i Institutit t\u00eb Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinaris\u00eb, I tha se vitin e fundit sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket zbulimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme apo pesticide, Aleksi mendon se nuk ka laborator n\u00eb bot\u00eb q\u00eb zhvillon \u00e7do lloj analize. \u201cSigurisht q\u00eb ne nuk b\u00ebjm\u00eb \u00e7do lloj analize. Ka disa lloje analizash q\u00eb nuk na k\u00ebrkohen shpesh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngritja e laborator\u00ebve apo mir\u00ebmbajtja e aparaturave p\u00ebr to kan\u00eb kosto shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb k\u00ebto raste ne i d\u00ebrgojm\u00eb jasht\u00eb, n\u00eb laborator\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kemi bashk\u00ebpunim\u201d, \u2013 shpjegon Aleksi duke insistuar se analizat e ISUV njihen kudo.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo Sokol Stafa, i cili i duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb analiza p\u00ebr sigurin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e produkteve n\u00eb laborator\u00ebt e Evrop\u00ebs, thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Institutit t\u00eb Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinaris\u00eb, sipas tij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb certifikata e kreditimit vet\u00ebm p\u00ebr analizimin p\u00ebr salmonel\u00eb sipas metodave\/matricave t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se ky laborator \u00ebsht\u00eb i pa akredituar p\u00ebr mbetjet n\u00eb produkte.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebto kryejn\u00eb analiza vet\u00ebm p\u00ebr vez\u00ebn dhe qum\u00ebshtin, Por edhe n\u00eb vez\u00eb e kan\u00eb mjaft t\u00eb limituar n\u00eb produkte t\u00eb DDD dhe lindanit si dhe chlorpyrifos etil e cila p\u00ebrdoret p\u00ebr trajtime n\u00eb ambiente t\u00eb brendshme\u201d shpjegon Sokol Stafa, sipas t\u00eb cilit mungon e gjith\u00eb gama e analizave q\u00eb ka lidhje me l\u00ebnd\u00ebt aktive t\u00eb preparateve q\u00eb p\u00ebrdoren gjer\u00ebsisht n\u00eb bujq\u00ebsi sidomos n\u00eb kultivime.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se kryen vet\u00ebm 13 analiza nga s\u00eb paku 520 t\u00eb tilla q\u00eb duhet t\u00eb kryhen. Por erdhe rastet e analizuara s\u00ebrish ngren\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb konkretisht ISUV e dedekton pranin\u00eb e pesticideve n\u00ebse ata kan\u00eb nj\u00eb sasi prej 0.06 \u2013 0.2 mg\/ kg. Do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse mbetja \u00ebsht\u00eb 0.05 mg\/kg laboratori nuk mund ta gjej\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e laborator\u00ebve e kapin q\u00eb n\u00eb 0.01mg\/kg. nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka disa produkte nuk e gjen dot mbetjen edhe n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb 0.19 mg\/kg.\u201d, \u2013 thot\u00eb Stafa.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Genc Juka, i cili ka qen\u00eb i pari drejtor i AKU, e v\u00eb gishtin tek gjurmueshm\u00ebria. \u201cProblemi m\u00eb i madh i yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne nuk kemi gjurmueshm\u00ebri, prodhimi n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb anonimin dhe si pasoj\u00eb askush nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs. Nuk dihet kush e ka prodhuar, si e ka prodhuar .\u00c7do produkt q\u00eb del n\u00eb treg duhet t\u00eb ket\u00eb kod, ambalazh dhe pastaj \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh se kush abuzon. E keni v\u00ebn\u00eb re kur blini portokall q\u00eb vijn\u00eb nga Greqia. \u00c7do kok\u00ebrr \u00ebsht\u00eb me etiket\u00eb. N\u00ebse nuk rregullojn\u00eb gjurmueshm\u00ebrin\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb Juka.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ish Ministrin e Bujq\u00ebsis\u00eb, Edmond Panariti, siguria ushqimore nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje penalitetesh. \u201cProblemi q\u00ebndron n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimet\u201d, \u2013 shpjegon Panariti, sipas t\u00eb cilit fermer\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrdorin dhe si ta p\u00ebrdorin. Trupa e inspektor\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pak\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem p\u00ebr ish Ministrin e Bujq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb rekrutimi i stafit t\u00eb pa specializuar. \u201cLaborator\u00ebt vuajn\u00eb p\u00ebr munges\u00eb stafi, staf t\u00eb pakualifikuar, munges\u00eb materialesh jetike, si age apo terrene t\u00eb ndryshme. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb disa aparatura t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb fundit, shpeshher\u00eb ka mungesa elementare dhe shum\u00eb padituri\u201d\u2013 arsyeton ish Ministri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht situat\u00ebs gri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebviz siguria ushqimore n\u00eb vendin ton\u00eb, Rudina Hyka, ende mbetet e vendosur t\u00eb merret me bujq\u00ebsi. \u201cSynymi im \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbetem nj\u00eb kultivuese e vog\u00ebl shafrani. Kam nxjerr\u00eb n\u00eb treg prodhimet e para, kam krijuar rrethin tim t\u00eb klient\u00ebve, jam certifikuar si produkt \u201cbio\u201d, pa asnj\u00eb lloj nd\u00ebrhyrjeje dhe kam mund\u00ebsi ta d\u00ebrgoj edhe jasht\u00eb. Sigurisht q\u00eb \u00e7do lloj analize do t\u00eb vazhdoj t\u2019i b\u00ebj jasht\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon ish m\u00ebsuesja e Arteve t\u00eb Bukura Rudina Hyka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-color has-background has-very-dark-gray-color has-very-light-gray-background-color\"><em>*Ky artikull eshte prodhuar nga Qendra e Tiranes per Gazetari Ekselente (TCJE.org), nen projektin \u201cSiguria Ushqimore: A mund te besojme ne ato qe hame,\u201d me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane ne Tirane, permes programit te Komisionit Demokratik te Granteve te Vogla (Democracy Commission Small Grants Programme). Pik\u00ebpamjet dhe mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull u takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht politikat zyrtare apo q\u00ebndrimet e asnj\u00eb agjencie te Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>*Titulli origjinal: U shpenzuan 6 milion euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e laborator\u00ebve por nuk kryejn\u00eb as analizat m\u00eb t\u00eb thjeshta t\u00eb produkteve ushqimore<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me aparatura t\u00eb vjet\u00ebrsuara, munges\u00eb reagent\u00ebsh dhe me staf q\u00eb nd\u00ebrrohet sa her\u00eb ndryshohet drejtuesi, garantimi i siguris\u00eb ushqimore duket nj\u00eb mision i pamundur p\u00ebr laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb. Bashkimi Evropian ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se 6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe pajisjen me teknologji p\u00ebr 9 laborator\u00eb t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, por aktualisht jan\u00eb n\u00eb funksion vet\u00ebm 7. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy laborator\u00ebve, atij t\u00eb Beratit dhe t\u00eb Elbasanit, u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ky\u00e7i. Por edhe laborator\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb funksion, asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb i akredituar dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk arrijn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb as analiza t\u00eb thjeshta si\u00e7 jan\u00eb shtesat, ngjyruesit, konservant\u00ebt apo nivelin e hormoneve e t\u00eb pesticideve. T\u00eb vetmet analiza q\u00eb laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb mund t\u00eb kryejn\u00eb jan\u00eb ato mikrobiologjike dhe fiziko kimike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb limituara n\u00eb verikimin e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb produktit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb etiket\u00eb (p\u00ebr aciditetin, krip\u00ebn, l\u00ebnd\u00ebn e that\u00eb, yndyrnat).<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2025,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[47],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2024\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}