{"id":2020,"date":"2019-05-24T17:41:00","date_gmt":"2019-05-24T17:41:00","guid":{"rendered":"http:\/\/tcje.org\/?p=2020"},"modified":"2020-06-06T05:46:21","modified_gmt":"2020-06-06T05:46:21","slug":"nga-vaji-i-palmes-tek-higjiena-rreziku-qe-na-vjen-nga-bulmeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/sq\/2019\/05\/24\/nga-vaji-i-palmes-tek-higjiena-rreziku-qe-na-vjen-nga-bulmeti\/","title":{"rendered":"Nga vaji i palm\u00ebs tek higjiena, rreziku q\u00eb na vjen nga bulmeti"},"content":{"rendered":"\n<p>RIVIERA DEDAJ<\/p>\n\n\n\n<p>Qum\u00ebshti \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb jeta p\u00ebr Agimin. N\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs ka ngritur aktivitetin e tij t\u00eb vog\u00ebl ku e gjith\u00eb familja prodhojn\u00eb m\u00eb duar gjith\u00e7ka. Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 nj\u00eb baxho p\u00ebr djath\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, djath\u00eb ka\u00e7kavall e gjiz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Agimin ka em\u00ebr t\u00eb mire n\u00eb zone dhe gjith\u00eb krenari t\u00eb thot\u00eb se zanatin e ka t\u00eb trash\u00ebguar nga i ati, ndaj dhe z\u00ebrin ia kan\u00eb d\u00ebgjuar deri n\u00eb qytet.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pse me k\u00ebt\u00eb zanat siguron jetes\u00ebn, Agimi thot\u00eb se nuk punon gjith\u00eb vitin n\u00eb baxhon e tij. \u201cKur ka qum\u00ebsht n\u00eb pranver\u00eb dhe ver\u00eb ne punojm\u00eb, m\u00eb pas e mbyllim \u201d- tregon Agimi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb baxhon n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs prodhohen n\u00ebnprodukte vet\u00ebm nga qum\u00ebshti i deles dhe i dhis\u00eb.<br>\u201cNe e blejm\u00eb qum\u00ebshtin tek fermer\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb matrikulluara kafsh\u00ebt. Shkojm\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes dhe marrin furnizimin\u201d- tregon Agimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe laktomet\u00ebr (aparatur\u00eb q\u00eb kontrollon n\u00ebse qum\u00ebshti p\u00ebrmban uj\u00eb) b\u00ebjm\u00eb kontrollin \u00e7do m\u00ebngjes. N\u00ebse qum\u00ebshti do t\u00eb kishte shtesa te tjera do humbisja klient\u00ebt\u201d, shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Baxhoxhiu thot\u00eb se m\u00ebnyra e vetme e kontrollit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kryerja e analizave.<br>Sigurisht dhe \u00e7mimi p\u00ebr Agimin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues, pasi kostoja e prodhimit \u00ebsht\u00eb 500 lek p\u00ebr 1 kg djath\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. \u201cN\u00ebse k\u00ebtij \u00e7mimi do ti shtojm\u00eb edhe norm\u00ebn e fitimit t\u00eb prodhuesit apo tregtarit n\u00eb dyqan shkon nga 6 mij\u00eb deri n\u00eb 7 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 1 kg djath\u00eb deleje. Nd\u00ebrsa djathi i dhis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb thot\u00eb ai pasi qum\u00ebshti i dhis\u00eb ka rreze m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d \u2013 shpjegon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri num\u00ebrohen rreth 350 nj\u00ebsi t\u00eb vogla p\u00ebrpunimi t\u00eb qum\u00ebshti. P\u00ebr ekspertin e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Ushqimit, Ilir Pilku ky aktivitet ushtrohet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb theksuar higjieno-sanitare.<br>\u201cBaxhot, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrpunojn\u00eb qum\u00ebsht t\u00eb fresk\u00ebt nga kullotat e pasura n\u00eb zona rurale apo malore, nuk plot\u00ebsojn\u00eb asnj\u00eb kriter t\u00eb siguris\u00eb ushqimore n\u00eb lidhje me kushtet higjieno-sanitare apo standardeve q\u00eb procesi prodhimit duhet t\u00eb kaloj\u00eb\u201d- shpjegon eksperti.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportet e siguruara, flasin vet\u00ebm p\u00ebr pak raste t\u00eb bllokimit t\u00eb prodhimeve n\u00eb baxho.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb 20018 Edmond Zyb\u00ebs iu bllokuan 400 kilogram\u00eb djath\u00eb ka\u00e7kavall, 3200 kilogram\u00eb djath\u00eb i bardh\u00eb dhe 60 kilogram\u00eb gjiz\u00eb. Baxhoja u mbyll, nd\u00ebrsa subjekti u gjobit edhe me 300 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb.<br>Agimi thot\u00eb se n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e inspektor\u00ebve jan\u00eb vet\u00ebm prodhuesit e vegj\u00ebl, ndaj dhe ai flet n\u00eb kushtet e anonimatit. \u201cNe t\u00eb vegjlit jemi t\u00eb sh\u00ebnjestra, nd\u00ebrsa ata t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb (fabrikat) nuk i shqet\u00ebson shteti\u201d \u2013 shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti i vet\u00ebm i goditjes s\u00eb nj\u00eb subjekti t\u00eb madh ndodhi n\u00eb fund t\u00eb majit t\u00eb 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportet nd\u00ebr vite t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit-s\u00eb flasin p\u00ebr nd\u00ebshkimin e tregtar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, nd\u00ebrsa z\u00ebrat p\u00ebr prodhim t\u00eb qum\u00ebshtit jasht\u00eb standardeve nga fabrika t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar edhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, edhe pse strukturat e var\u00ebsis\u00eb, sipas KLSH-s\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb garantimin e siguris\u00eb ushqimore. AKU, \u00ebsht\u00eb kritikuar vazhdimisht p\u00ebr munges\u00eb eficense dhe pun\u00ebsime partiake.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti vjetor p\u00ebr vitin 2018, m\u00eb shum\u00eb se sa paraqitja e problemeve n\u00eb vend, tregon p\u00ebr suksesin e vendosjes s\u00eb gjobave nga AKU \u201cGjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb vjelur afro gjysm\u00eb milion\u00eb euro nga gjobat ose 4.8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb vitin 2017, dhe 6 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa n\u00eb vitin 2016\u201d- thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Rreziku nga vaji i palm\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i vajit t\u00eb palm\u00ebs dhe qum\u00ebshtit pluhur ndodh r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb fabrikat e p\u00ebrpunimit n\u00eb vend.<br>M\u00eb 20 maj t\u00eb 2019, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit njoftoi se ka gjetur sasi t\u00eb pajustifikuara t\u00eb k\u00ebtyre produkteve n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb n\u00eb Divjak\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjetjet e inspektimit mbi sasit\u00eb e pajustifikuara t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb prej 2.3 ton qum\u00ebsht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore p\u00ebr vler\u00ebsime t\u00eb m\u00ebtejshme\u201d- njoftoi AKU-ja, sipas t\u00eb cil\u00ebs subjektit iu vendos\u00ebn edhe 500,000 lek gjob\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Biznesi n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2018 \u00ebsht\u00eb gjobitur po nga ky autoritet me nj\u00eb vler\u00eb prej 6 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra, dhe AKU- nuk sqaroi rrethanat p\u00ebrse masat nd\u00ebshkuese nuk e ka ndaluar prodhuesin t\u00eb vazhdoj\u00eb me shkeljet. Vaji i palm\u00ebs dhe qum\u00ebshtit pluhur ul cil\u00ebsin\u00eb e bulmetit dhe rrit fitimin e prodhuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Eksperti i siguris\u00eb ushqimore, Ilir Pilku e sheh me shqet\u00ebsim p\u00ebrdorimin e vajit t\u00eb palm\u00ebs dhe kazeines (shtes\u00eb proteine) n\u00eb produktet e bulmetit. Edhe pse jan\u00eb produkte q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb industrin\u00eb europiane, n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7\u00ebshtja kthehet n\u00eb shqet\u00ebsim pasi nuk dihet sasia e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. \u201cEdhe n\u00eb fabrikat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00eb i p\u00ebrdorin k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb n\u00eb raporte te caktuara dhe produkti e ka t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb etiket\u00eb p\u00ebrqindjen e p\u00ebrmbajtjes se komponent\u00ebve n\u00eb produkt\u201d- thot\u00eb Pilku.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright\"><img src=\"https:\/\/gazetamapo.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/siguria-q1-300x300.jpg\" alt=\"\"\/><figcaption>Ilir Pilku, ekspert<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Eksperti thot\u00eb se krejt e kund\u00ebrta ndodh n\u00eb vendin ton\u00eb. \u201cSalca e kosit apo gjalpi t\u00eb shitet p\u00ebr produkt me baz\u00eb qum\u00ebshtin, por n\u00eb fakt ka brenda sasi t\u00eb larta t\u00eb vajit t\u00eb palm\u00ebs\u201d- shpjegoi Pilku, duke apeluar p\u00ebr zbatimin e ligjit n\u00eb vendosjen e etiketave n\u00eb produkte.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe kemi fabrika shum\u00eb moderne q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta higjieno-sanitare, por ajo q\u00eb ka nevoj\u00eb ky sektor \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet zbatimi i ligjit t\u00eb ushqimit n\u00eb lidhje me shpjegimet ne etiket\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb produktit\u201d- shprehet ai m\u00eb tej.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga v\u00ebzhgimi i marketeve n\u00eb Tiran\u00eb, leht\u00ebsisht konstatuam se n\u00eb disa produkte mungon lista e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve dhe n\u00eb disa t\u00eb tjera, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit jan\u00eb sh\u00ebnuar, por mungon sasia e tyre. Si bie fjala, thuhet se gjalpi p\u00ebrmban 82 p\u00ebr qind yndyr\u00eb por pa specifikuar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb yndyr\u00eb bimore apo shtazore.<br>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se problematike sa i p\u00ebrket siguris\u00eb ushqimore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm m\u00ebnyra se si punojn\u00eb stabilimentet p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit por gjurshm\u00ebria e produktit. Pra si jan\u00eb ushqyer tufat ku merret qum\u00ebshti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat epidemiologjike n\u00eb lidhje me zonat dhe s\u00ebmundjet q\u00eb transmetohen n\u00ebp\u00ebrmjet ushqimeve. Po k\u00ebshtu, mungon matrikullimi i kafsh\u00ebve apo akoma m\u00eb keq matrikullimi formal. Dhe k\u00ebto gjetje jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportin e AKU-s\u00eb duke e \u201chedhur topin\u201d tek Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>K\u00ebrc\u00ebnimet me burg<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb sasi prej 47 ton yndyre bimore (margarine), q\u00eb n\u00eb treg shitej si gjalp u sekuestrua n\u00eb majin e vitit 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Margarina e importuar nga Ukraina ishte paketuar n\u00eb sasi t\u00eb vogla n\u00eb vendin ton\u00eb dhe m\u00eb pas e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb subjektesh tregtare n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb tha se \u201cmargarin\u00ebn p\u00ebr gjalp\u00eb do ta konsumonin afro 800 mij\u00eb konsumator\u00eb ose ndryshe aq sa \u00ebsht\u00eb popullsia e kryeqytetit. \u00c7mimi i shitjes me pakic\u00eb \u00ebsht\u00eb 500 lek\/kg nd\u00ebrsa importuesi e kishte blere me 140 lek\/kg\u201d. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb deklaroi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mega-mashtrim ka vendosur 2.9 milion\u00eb lek gjoba p\u00ebr subjektet e kapura n\u00eb shkelje por nuk ka pezulluar licencat e tyre dhe madje u ruan identitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Si mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e rasteve si ai \u201ci margarin\u00ebs ukrahinase\u201d, zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb deklaruan se kan\u00eb k\u00ebrkuar ndryshimin e Kodit Penal p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar me burg abuzuesit q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb sh\u00ebndetin e konsumator\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e qeveris\u00eb duket se vjen nga fakti se n\u00eb Shqip\u00ebri mungon nj\u00eb kuad\u00ebr i plot\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ligjore n\u00eb zinxhirin e siguris\u00eb ushqimore karakterizohen nga dublime dhe munges\u00eb eficence.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka \u00e7eduar vet\u00ebm AKU si institucioni kryesor, por edhe Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn e matrikullimit, ISUV p\u00ebr analizat laboratorike, bashkit\u00eb p\u00ebr kushtet n\u00eb tregje, dhe n\u00eb fund Prokuroria e cila ka mbyllur hetimet p\u00ebr rastet e referuara nga AKU.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsja e sektorit juridik n\u00eb AKU, Arsjola Dyrmishi tha n\u00eb RTSH se n\u00eb 2018 jan\u00eb referuar n\u00eb organin e prokuroris\u00eb 65 raste p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb ushqimore, por vet\u00ebm n\u00eb pak raste jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime, dhe k\u00ebto minimale.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebnimet mbeten gjithsesi n\u00eb \u201clet\u00ebr\u201d, pasi keqb\u00ebr\u00ebsit lirohen shpejt nga gjykatat ose p\u00ebrfitojn\u00eb nga amnistia e miratuar nga Parlamenti pothuajse n\u00eb \u00e7do vit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zinxhiri i aktivitetit t\u00eb tyre kriminal vazhdon t\u00eb minoj\u00eb sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte qeveria duket se e sheh zgjidhjen tek nd\u00ebrhyrja n\u00eb Kodin Penal, duke ashp\u00ebrsuar d\u00ebnimin p\u00ebr shkel\u00ebsit e ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb ka krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek operator\u00ebt e biznesit. \u201cModifikimet e reja krijojn\u00eb nj\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr total n\u00eb fush\u00ebn e biznesit duke e b\u00ebr\u00eb pothuajse t\u00eb pamundur pastaj veprimtarin\u00eb ekonomike t\u00eb biznesit t\u00eb operator\u00ebve p\u00ebr shkak se \u00e7do operator \u00ebsht\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb s\u00eb paku 1 her\u00eb n\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg n\u00eb qoft\u00ebse ushtron aktivitete n\u00eb fush\u00ebn e biznesit ushqimor\u00eb\u201d- tha Alban Zusi kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb industrialist\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e kryesuar nga Edi Rama, shpreson q\u00eb ndryshmet e propozuara prej saj t\u00eb miratohen n\u00eb Parlament brenda k\u00ebsaj legjislature, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr ekspert\u00ebt zgjidhja p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb ushqimore nuk q\u00ebndron tek k\u00ebrc\u00ebnimet me burg.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjence komb\u00ebtare p\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb ushqimore dhe kjo problematik\u00eb duhet trajtuar e plot\u00eb, duke gjetur nj\u00ebher\u00eb shkaktar\u00ebt dhe m\u00eb pas duke b\u00ebr\u00eb ndryshimet ligjore\u201d- shprehet avokati i njohur Jordan Daci.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft\"><img src=\"https:\/\/gazetamapo.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/IMG_0588-300x300.jpg\" alt=\"\"\/><figcaption>Jordan Daci, avokat<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Qeveria, n\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimeve t\u00eb propozuara n\u00eb Kodin Penal, k\u00ebrkon t\u00eb d\u00ebnohen penalisht ata q\u00eb prodhojn\u00eb, ruajn\u00eb, transportojn\u00eb apo tregtojn\u00eb, prodhime t\u00eb pasigurta. Po ashtu k\u00ebrkohet ashp\u00ebrsimi i d\u00ebnimit p\u00ebr falsifikuesit e produkteve ushqimore.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb konkretisht, p\u00ebr prodhimin dhe shitjen e ushqimeve dhe l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin k\u00ebrkohen d\u00ebnim me burgim deri n\u00eb 3 vite. Kur vepra kryhet n\u00eb bashk\u00ebpunim, ose kur nga kjo vep\u00ebr penale ka ardhur vdekja ose d\u00ebmtimi i r\u00ebnd\u00eb i sh\u00ebndetit t\u00eb personit, d\u00ebnohet me burgim nga 3 deri n\u00eb 10 vite. Por, kur nga vepra \u00ebsht\u00eb shkaktuar vdekja ose d\u00ebmtimi i r\u00ebnd\u00eb i sh\u00ebndetit t\u00eb disa personave, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, grave shtatz\u00ebna, d\u00ebnohet me burgim jo m\u00eb pak se 10 vite.<\/p>\n\n\n\n<p>Juristi Daci thot\u00eb se k\u00ebto ndryshime nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProblemi m\u00eb i madh q\u00eb k\u00ebto ndryshime kan\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb sikurse jan\u00eb formuluar, nuk i japin zgjidhje problemit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebrballemi si shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i simulant\u00ebve dhe substancave t\u00eb rrezikshme si n\u00eb lloj\u00eb dhe n\u00eb mase n\u00eb rritjen e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore dhe blegtorale, pjekjen e sforcuar t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e substancave t\u00eb rrezikshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb produktin m\u00eb t\u00eb marketuesh\u00ebm sikurse jan\u00eb: shk\u00eblqyesit, ngjyruesit etj, paketimin dhe ripaketimin jasht\u00eb kushteve dhe n\u00eb forma e me mjete t\u00eb rrezikshme\u201d-thot\u00eb Jordan Daci.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-color has-background has-very-dark-gray-color has-very-light-gray-background-color\">\u2022&nbsp;<em>Ky artikull eshte prodhuar nga Qendra e Tiranes per Gazetari Ekselente (TCJE.org), nen projektin \u201cSiguria Ushqimore: A mund te besojme ne ato qe hame,\u201d me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane ne Tirane, permes programit te Komisionit Demokratik te Granteve te Vogla (Democracy Commission Small Grants Programme). Pik\u00ebpamjet dhe mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull u takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht politikat zyrtare apo q\u00ebndrimet e asnj\u00eb agjencie te Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Produktet e qum\u00ebshtit, t\u00eb prodhuara nga nd\u00ebrmarrjet e vogla apo edhe fabrika t\u00eb cilat m\u00eb pas tregtohen n\u00eb markete e tregje jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara tregojn\u00eb se djathi, kosi, gjalpi, gjiza prodhohen n\u00eb kushte artizanale ose fabrika q\u00eb p\u00ebrdorin element\u00eb me p\u00ebrmbajtje t\u00eb rrezikshme. Institucioni i ngritur p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb industris\u00eb, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, duket se ka d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb na garantuar cil\u00ebsin\u00eb e ushqimit. Qeveria e kryeministrit Rama p\u00ebr t\u00eb parandaluar zhvillimin e k\u00ebsaj \u201cindustrie vras\u00ebse\u201d ka k\u00ebrkuar ashp\u00ebrsim t\u00eb Kodit Penal, duke k\u00ebrc\u00ebnuar keqb\u00ebr\u00ebsit deri n\u00eb 10 vite burgim.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2021,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[47],"tags":[53],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2020"}],"collection":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2020"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2020\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}