{"id":2007,"date":"2019-06-29T17:12:00","date_gmt":"2019-06-29T17:12:00","guid":{"rendered":"http:\/\/tcje.org\/?p=2007"},"modified":"2020-06-06T05:18:06","modified_gmt":"2020-06-06T05:18:06","slug":"mijera-ton-mish-i-importuar-shqiperia-treg-i-rezervave-te-dyshimta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/sq\/2019\/06\/29\/mijera-ton-mish-i-importuar-shqiperia-treg-i-rezervave-te-dyshimta\/","title":{"rendered":"Mij\u00ebra ton mish i importuar, Shqip\u00ebria treg i rezervave t\u00eb dyshimta"},"content":{"rendered":"\n<p><em><strong>RELDAR DEDAJ<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2019 nj\u00eb ngarkes\u00eb prej 180 ton mish i ardhur nga Brazili u konsiderua si i papranuesh\u00ebm. Ngarkesa, sipas Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Blendi \u00c7u\u00e7i u kthye n\u00eb vendin e origjin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zyrtarisht nuk u fol p\u00ebr asnj\u00eb mas\u00eb ndaj kompanis\u00eb importuese t\u00eb mishit.<br>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb autoritetet doganore dhe AKU-ja konstatojn\u00eb problematika me mishin e importuar nga Brazili, shtet prej t\u00eb cilit Shqip\u00ebria furnizohet shpesh. Edhe m\u00eb her\u00ebt, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur bllokimin e sasive t\u00eb konsiderueshme t\u00eb mishit pasi analizat rezultuan me ngarkes\u00eb t\u00eb virusit \u201cSalmonela SPP\u201d .<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb total jan\u00eb bllokuar e kthyer n\u00eb origjin\u00eb 184.554 kg mish pule dhe 26.788 kg mish derri. Pjesa m\u00eb e madhe e mishit q\u00eb kthehet \u00ebsht\u00eb nga Brazili i cili ka rezultuar me salmonel\u00eb\u201d- thuhet n\u00eb raportin e vitit 2018 t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Ushqimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Konstatimi i rasteve t\u00eb shpeshta me ngarkesa mishi t\u00eb ardhura nga Brazili b\u00ebri q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017 qeveria shqiptare t\u00eb ndaloj\u00eb importin e produkteve shtazore nga ky vend. 6 muaj m\u00eb von\u00eb, autoritetet nxor\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebzim sipas t\u00eb cilit produktet me baz\u00eb mishi nga Brazili nuk do kalojn\u00eb n\u00eb territorin shqiptar, pa iu b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb analizat. Me k\u00ebt\u00eb justifikim u lejua q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb 2017 t\u00eb importohej s\u00ebrish mish nga Brazili edhe pse disa her\u00eb kishte rezultuar me s\u00ebmundje.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Blendi \u00c7u\u00e7i deklaron se autoritetet shqiptare e kan\u00eb situat\u00ebn n\u00ebn kontroll.<br>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb e kontrollon mishin nga Brazili n\u00eb mas\u00ebn 100%\u201d\u2013 tha Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb fundin e muajit prill.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq optimiste nuk jan\u00eb ekspert\u00ebt e siguris\u00eb ushqimore, t\u00eb cil\u00ebt ngren\u00eb dyshime jo vet\u00ebm n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e autoriteteve t\u00eb ngarkuara me ligj p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb por edhe n\u00eb falsifikimin e dokumenteve, sa i p\u00ebrket vendit t\u00eb origjin\u00ebs dhe analizave t\u00eb produktit t\u00eb importuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Statistikat tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb importuar 61,000 ton mish nd\u00ebrsa sipas INSTAT sasia e prodhimit vendas p\u00ebr produkte shtazore, p\u00ebr vitin paraardh\u00ebs \u00ebsht\u00eb 429 ton mish.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Nga vjen mishi q\u00eb ham\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Brazili nuk \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm prej t\u00eb cilit furnizohet me mish tregu shqiptar. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Holanda, Gjermania, Polonia, Hungaria jan\u00eb vendet prej nga importohet mishi q\u00eb konsumojm\u00eb. Statistikat tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb importuar 61,000 ton mish. Nj\u00eb sasi tejet e madhe mishi vjen edhe p\u00ebr industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit, fabrikat e sallamit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit 2018 ka hyr\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb mbi 61 mij\u00eb ton mish i therur i fresk\u00ebt (shifra ekzakte 61,532 354 kg), mbi 14 mij\u00eb ton mish i ngrir\u00eb (shifra ekzakte 14 826 796 kg) dhe 75 mij\u00eb kg pasta mishi\u201d \u2013 thuhet n\u00eb njoftim zyrtar t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave.<\/p>\n\n\n\n<p>Statistikat zyrtare tregojn\u00eb se tregu mbushet me mish t\u00eb importuar pasi prodhimi vendas i produkteve shtazore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl, sipas INSTAT-it.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dyqanet ku tregtohet mish, sipas v\u00ebzhgimit ton\u00eb, nj\u00eb kg mish vi\u00e7i varion nga 800 lek\/ kg deri n\u00eb 1 000 lek\u00eb p\u00ebr kg. N\u00eb etiketa zakonisht \u00ebsht\u00eb i afishuar vet\u00ebm \u00e7mimi dhe n\u00ebse e pyet kasapin apo shit\u00ebsin t\u00eb thot\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb mish i fresk\u00ebt vendi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb kushtet e anonimatit kasap\u00ebt t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb se rrall\u00eb tregtohet mish vendas n\u00eb dyqane. \u201cNe mishin e marrim nga thertoret dhe aty ka nj\u00eb veteriner q\u00eb t\u00eb jep nj\u00eb certifikat\u00eb sigurie, por nuk kemi informacion se nga vjen gj\u00ebja e gjall\u00eb\u201d\u2013 t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb prej kasap\u00ebve n\u00eb kryeqytet. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb furnizohet i gjith\u00eb tregu.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet zyrtare tregojn\u00eb se gj\u00ebja e gjall\u00eb, kryesisht vi\u00e7a dhe lop\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas tregtohet si mish i fresk\u00ebt importohen nga Maqedonia, Danimarka, Britania e Madhe dhe Hungaria.<\/p>\n\n\n\n<p>Derra t\u00eb gjall\u00eb importohen nga Greqia, Hungaria, Rumania, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb cil\u00ebsohet si mish derri i fresk\u00ebt vjen nga Brazili dhe Kalifornia, respektisht 9 milion\u00eb kg nga Brazili dhe afro 1 milion\u00eb kg nga Kalifornia. Nd\u00ebrsa n\u00eb kategorin\u00eb mish i p\u00ebrzier dhe t\u00eb brendshme, s\u00ebrish Brazili z\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me plot 6 milion\u00eb kg, Britania, Spanja, Polonia, dhe Amerika me plot 6 milion\u00eb kg.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa shifrat flasin p\u00ebr sasi t\u00eb m\u00ebdha importi t\u00eb mishit, autoritetet shqiptare nuk kan\u00eb infrastruktur\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe garantuar cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre produkteve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raportin vjetor t\u00eb AKU-s\u00eb p\u00ebr vitin 2018, thuhet se n\u00eb PIK (Pikat e Inspektimit Kufitar) mungon infrastruktura e kontrollit. Konkretisht ambiente karantinore dhe frigoriferike. Kjo munges\u00eb komprometon drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti procesin e kontrollit dhe marrjes se mostrave ndaj subjekteve importuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga problematikat q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb mishin e importit \u00ebsht\u00eb kontrolli i ul\u00ebt i temperatur\u00ebs \u2013 k\u00ebputje e zinxhirit ftoh\u00ebs. Dyshohet se mishi mund t\u00eb jet\u00eb kontaminuar rrug\u00ebs p\u00ebr shkak se kontenier\u00ebt frigorifer nuk mbajn\u00eb temperatur\u00ebn normale t\u00eb ftohjes apo ngrirjes gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit nga vendi i origjin\u00ebs n\u00eb destinacion.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ekspert\u00ebt n\u00eb alarm<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas ligjit shqiptar, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar \u00e7do produkt ushqimor q\u00eb hyn n\u00eb \u00e7do pik\u00eb doganore.<\/p>\n\n\n\n<p>Strukturat e tjera shtet\u00ebrore, si Tatimet apo dhe Doganat kontrollojn\u00eb vet\u00ebm letrat (dokumentet) pasi nuk kan\u00eb asnj\u00eb autoritet mbi cil\u00ebsin\u00eb e produktit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe nuk e nisim praktik\u00ebn doganore n\u00ebse malli nuk \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me dokumentacion nga specialist\u00ebt e AKU-s\u00eb, q\u00eb jan\u00eb konkretisht certifikata e mishit (veterinare) dhe certifikata e vend-origjin\u00ebs\u201d\u2013 sqaruan autoritetet doganore.<\/p>\n\n\n\n<p>AKU refuzoi tu p\u00ebrgjigjet pyetjeve q\u00eb pat\u00ebm mbi kontrollet q\u00eb zhvillohen n\u00eb dogana dhe sasin\u00eb e mishit q\u00eb kan\u00eb bllokuar gjat\u00eb vitit 2018.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raporte konvencionale, thuhet se gjat\u00eb 2018-\u00ebs, inspektor\u00ebt e Kontrollit n\u00eb Pikat e Inspektimit Kufitar kan\u00eb marr\u00eb 3 431 mostra mishi, nga t\u00eb cilat 18 mostra kan\u00eb rezultuar jo konforme, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb masat e bllokimit dhe kthimit t\u00eb tyre n\u00eb vendin e origjin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish- Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Vojo Bregu shprehet se shpesh mish q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag skandence futet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cFakti q\u00eb nj\u00eb kg sallam, ka nj\u00eb \u00e7mim minimal 350 lek\/kg dhe nj\u00eb kg mish minimumi \u00ebsht\u00eb 600 lek tregon qart\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria, prej 20 viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb valvul shkarkimi, e cila mbledh t\u00eb gjitha ngarkesat e dyshimta dhe t\u00eb skaduara nga Brazili dhe vendet e BE-s\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb legjislacion, q\u00eb nga Brazili mund t\u00eb importohet vet\u00ebm nga stabilimentet e certifikuara p\u00ebr n\u00eb BE, kjo mas\u00eb nuk gjen zbatim n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, dhe si pasoj\u00eb cil\u00ebsia e mishit t\u00eb importuar nuk \u00ebsht\u00eb e standardeve t\u00eb k\u00ebrkuara dhe \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut\u201d, thot\u00eb ish-zyrtari i lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Bregu tregon se ka pasur raste ku \u00ebsht\u00eb konstatuar falsifikimi i dokumentacionit shoq\u00ebrues q\u00eb garanton vendin e origjin\u00ebs, dat\u00ebn e skadenc\u00ebs, dhe garancin\u00eb q\u00eb produkti \u00ebsht\u00eb nga stabilimente t\u00eb certifikuara nga BE.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRastet e prekura me Salmonele tregojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe munges\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, e cila p\u00ebrdoret nga industria e prodhimit t\u00eb sallamit\u201d\u2013 vijon Vojo Bregu.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr profesorin e Veterinaris\u00eb n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Laci, shqet\u00ebsim serioz \u00ebsht\u00eb gjurmshm\u00ebria e produktit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKafsha duhet t\u00eb ket\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb rregullt ku sh\u00ebnohet gjith\u00e7ka, medikamentet q\u00eb ka marr\u00eb, m\u00ebnyra e ushqyerjes, etj. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb njihet ndryshe si regjistrimi elektronik i fermave, ku t\u00eb dh\u00ebnat jo vet\u00ebm hidhen, por dhe p\u00ebrdit\u00ebsohen nga ekspert\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb\u201d\u2013 thot\u00eb Laci.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesori i Universitetit tregon se AKU dhe ISUV nuk kan\u00eb specialist\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, aq m\u00eb pak profesor\u00eb me grada e tituj shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>Laci thot\u00eb se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb rigoroze n\u00eb l\u00ebshimin e certifikatave, gjithashtu k\u00ebrkohet kujdes nga ana e importuese p\u00ebr kushtet frigoriferike t\u00eb transportit.<\/p>\n\n\n\n<p>Struktura e ngarkuar me ligj p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb t\u00eb zinxhirit ushqimor \u00ebsht\u00eb Drejtoria e Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinaris\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-zyrtari i lart\u00eb i k\u00ebtij institucioni, Vojo Bregu thot\u00eb se kjo struktur\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00ebn kontrollin e kompanive importuese.<\/p>\n\n\n\n<p>I pyetur n\u00ebse ka n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb lob ushqimi (grosist\u00eb me pozita dominuese), Bregu thot\u00eb se \u201cka pasur dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lob, i cili punon p\u00ebr t\u00eb vendosur apo p\u00ebr t\u00eb hequr stafin e Drejtoris\u00eb se Siguris\u00eb Ushqimore dhe t\u00eb Veterinaris\u00eb ku jet\u00ebgjat\u00ebsia e nj\u00eb drejtori, n\u00eb 11 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb mesatarisht 1 vit. Drejtoria Veterinare ka rreth dy vjet pa drejtues, dhe me nj\u00eb staf shum\u00eb t\u00eb reduktuar\u201d \u2013 vijon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit refuzoi t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjeve tona p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e mishit, sidomos atij t\u00eb importit. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, ministri \u00c7u\u00e7i \u00ebsht\u00eb shprehur se do hartohet nj\u00eb ligj i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb ridimensionuar sh\u00ebrbimin veterinar n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>***<\/p>\n\n\n\n<p><strong>*Statistika\/ Sasia e mishit t\u00eb importuar p\u00ebr konsum dhe industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit gjat\u00eb vitit 2018. Burimi: Dogana Shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-background has-very-light-gray-background-color\"><em>*Ky artikull \u00ebsht\u00eb prodhuar nga Qendra e Tiran\u00ebs p\u00ebr Gazetari Ekselente (TCJE.org), n\u00ebn projektin \u201cSiguria Ushqimore: A mund t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb ato q\u00eb ham\u00eb,\u201d me mb\u00ebshtetjen e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrmes programit te Komisionit Demokratik t\u00eb Grandeve t\u00eb Vogla (Democracy Commission Small Grants Programme). Pik\u00ebpamjet dhe mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull u takojn\u00eb autor\u00ebve dhe nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrish politikat zyrtare apo q\u00ebndrimet e asnj\u00eb agjencie t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Statistikat zyrtare tregojn\u00eb shifra t\u00eb larta t\u00eb mishit q\u00eb importohet n\u00eb vendin ton\u00eb, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr sigurin\u00eb e kushteve t\u00eb transportit dhe aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2011,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[47],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2007"}],"collection":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2007\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tcje.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}