Now Hiring: Are you a driven and motivated 1st Line IT Support Engineer?

Blog

Të Njohim NATO-n

Projects

Të Njohim NATO-n

Historia, Funksioni, Strukturat

TCJE (Tirana Center for Journalistic Excellence) botoi librin “Të Njohim NATO-n ” Historia, Funksioni dhe Struktrat e NATO-s, i cili u mundësua me mbështetjen financiare të NATO Public Diplomacy në kuadër të projektit “Të Njohim NATO-n (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) “
Ky libër ju drejtohet kryesisht të rinjve që duan të marrin informacion të shpejtë dhe të përqëndruar për NATO-n. Njëkohësisht Libri ju shërben gazetarëve dhe personave të interesuar.


Siguria në jetën tonë të përditshme është çelësi i mirëqenies sonë. NATO është një aleancë e disa vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut që siguron një lidhje unike në mes të këtyre dy kontinenteve duke u mundësuar atyre që të konsultohen dhe bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe të kryejnë së bashku operacione shumëkombëshe për administrimin e krizave. Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv të 30 vendeve anëtare duke qenë se të gjitha vendimet merren me konsensus. E formuar në vitin 1949 me nënshkrimin e Traktatit të Uashingtonit, NATO ka si qëllim themelor të garantojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve nëpërmjet instrumenteve politike dhe ushtarake.