Now Hiring: Are you a driven and motivated 1st Line IT Support Engineer?

Blog

Plagjatura në Universitetet Shqiptare – Një Investigim

Untitled
Investigations / Projects

Plagjatura në Universitetet Shqiptare – Një Investigim

Në kuadër të projektit “Arsimi në Shqipëri: Rrënjët e krizës” të financuar nga Rrjeti Investigativ i Shqipërisë, Tirana Centre for Journalistic Excellence ka prodhuar një dokumentar investigues mbi tematikën e plagjaturës në sistemin arsimor shqiptar.

Dokumentari i shkurtër “Plagjatura në Universitetet Shqiptare” synon të depërtojë në përdorimin, ose mospërdorimin, të platformës së parë në vend për identifikimin e plagjaturës nga institucionet e edukimit të lartë në Shqipëri. Nevoja për një platormë të tillë u theksua gjatë protestës së studentëve në fundin e vitit 2018 dhe masat kundër plagjaturës ishin një prej kërkesave të studentëve në Paktin për Universitetin.

Sipas investigimeve, nga 3,500 punime doktorature në total, vetem 312 prej tyre u publikuan në portal, për t’u përdorur më pas vetem nga dy universitete nga 12 në vend. Një vit pas nënshkrimit të kontratës për përdorimin e platformës anti-plagjaturë, mund të themi me bindje se projekti ka qenë një dështim.