Now Hiring: Are you a driven and motivated 1st Line IT Support Engineer?

Blog

Takim me studentët e gazetarisë në Tiranë

Projects

Takim me studentët e gazetarisë në Tiranë

Në datat 28 dhe 29 Tetor 2020, Qendra e Tiranës për Gazetari Ekselente (TCJE) organizoi një takim me studentë të gazetarisë nga Universiteti i Tiranës në librarinë Tirana Times, si pjesë e projektit me titull ‘’Zhvillimi i mendimit kritik ndaj medias shqiptare’’ financuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit u prezantua botimi ‘’Aftësimi mediatik’’ i përgatitur nga TCJE si pjesë e këtij projekti. Studentët patën plot pyetje dhe kuriozitet ndaj botimit të ri dhe temës së aftësimit mediatik.