Shtohet shqetësimi për ‘Oliver Tuistët e Shqipërisë’

Qeveria shqiptare ngre alarmin dhe zotohet të veprojë pas një studimi që zbulon se qindra fëmijë shqiptarë po shfrytëzohen nga prindërit dhe të rritur të tjerë që të punojnë në rrugë si lypës dhe kultivues droge.

Nga MEGI LLUBANI*

Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të rrugës në Shqipërisë po shfrytëzohen nga prindërit e tyre ose të rritur të tjerë dhe detyrohen të lypin apo punojnë ilegalisht, sipas një raporti të kohëve të fundit që portretizon situatën e rëndë të të drejtave të fëmijëve të paprivilegjuar në Shqipëri.

Raporti, i publikuar nga UNICEF dhe Save the Children, tregon se 84% e fëmijëve të rrugës i kanë të dy prindërit në shtëpi. Për më teër, 96% e të intervistuarve thane se janë në rrugë për të ndihmuar familjen.

Gjetjet e raportit sugjerojnë se afërsisht 312 fëmijë janë përfshirë në kultivimin e marijuanës në Lazarat, një fshat problematic në jug të Gjirokastrës, që prodhon sasi të mëdha droge.

Raporti bën thirrje për masa urgjente për të reformuar shërbimet sociale dhe të merret me këtë çështje në nivel kombëtar. Gjetjet kanë alarmuar qeverinë shqiptare, sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.

“Sipas studimit, një fëmijë rruge gjeneron të ardhura deri në 100,000 lek në ditë për shfrytëzuesin e tij ose të saj. Nëse mendoni se po ndihmoni duke i dhënë para një fëmije që i afrohet xhamit të makinës tuaj, gaboheni. Në fakt, po ndihmoni personin që po e abuzon atë, duke e përdorur apo trafikuar atë fëmijë”, tha Veliaj në një aktivitet publik të kohëve të fundit. “Ndaj, apeli im ndaj qytetarëve sot është ky: nëse doni t’i ndihmoni këta fëmijë mund ta bëni këtë duke iu drejtuar kishës apo xhamisë apo Shërbimit Social Shtetëror, duke dhuruar ushqime dhe veshje, jo para të cilat përfundojnë në duart e shfrytëzuesve, që i detyrojnë fëmijët të lypin”.

Raporti prej 100 faqesh, Studimi Kombëtar për Fëmijët e Rrugës në Shqipëri, dokumentoi profilet e fëmijëve të rrugës në Shqipëri bazuar tek mosha, gjinia dhe përkatësia etnike nga njëra anë dhe lloji i aktiviteteve që ata zhvillojnë dhe shkaqet kryesore pas këtij fenomeni,

Në terma demografikë, shumica e fëmijëve të rrugës janë nën 14 vjeç, me pjesën më të madhe që i përket kategorisë 0-5 vjeç të shoqëruar nga mamatë në rrugë. Për më tepër, djemtë dominojnë në numrin e fëmijëve të rrugës të identifikuar përgjatë vendit, duke përbërë 70% të totalit, që sipas studimit reflekton ndarjet kulturore ndërmjet roleve gjinore në shoqërinë shqiptare.

Një përshtypje e përhapur se fëmijët e rrugës janë ose romë ose nga komuniteti egjyptian u sfidua nga raporti, i cili arriti në përfundimin se fëmijët me etni shqiptare përbëjnë gati ¼ e numrit total të fëmijëve të rrugës në vend. Gjithsesi, në terma relative krahasuar me përqindjen e romëve dhe komunitetit egjyptian në Shqipëri, kjo përqindje është alarmuese për këto dy grupe.

Raporti gjeti se “fëmijët që punojnë”, siç e quajnë ata veten, bëjnë punë nga më të ndryshmet, duke filluar me lypjen dhe pastrimin e xhamave të makinës e deri tek shitja e sendeve nëpër bare, riciklimi dhe puna e rëndë.

“Në këtë moshë ne nuk duhet të punojmë. Por familjet tona kanë nevojë për ne ekonomikisht. Ata kanë nevojë për ndihmë. Dhe ne poi  ndihmojmë ata. Disa prej këtyre prindërve konsumojnë alkool dhe torturojnë fëmijët” it tha një intervistuesi një djalë 12 vjecar.

Situata është edhe më keq me adoleshentët dhe fëmijët e braktisur apo të neglizhuar, të cilët më së shumti merren me aktivitete të paligjshme si kultivimi i drogës, vjedhja dhe shitja e mallrave kontrabandë.

Shumica ndjehen të pasigurtë, të abuzuar fizikisht dhe mendërisht, të lodhur dhe në rrezik. Ata ndjehen gjithashtu të diskriminuar dhe të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Megjithëse raporti është vlerësimi i pare cilësor dhe sasior i fëmijëve të rrugës në Shqipëri, fenomeni ka qenë i pranishëm përgjatë tranzicionit të vështirë të Shqipërisë nga komunizmi në demokraci.

Të dhëna nga INSTAT në vitin 2004 tregoi se 9.8% e fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç u përfshinë në aktivitete pune.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se nuk është e vështirë të imagjinohet dhe kuptohen arsyet që i detyrojnë këto fëmijë t’i drejtohen rrugës dhe një mënyre të caktuar jetese. Një raport i World Vision, organizatë bamirësie që është e angazhuar me të drejtat e fëmijëve, argumenton se varfëria në familje është një prej arsyeve kryesore që i çon fëmijët drejt rrugës, duke lypur dhe punuar.

Save the Children, një tjetër shoqatë ndërkombëtare bamirësie, themeloi në vitin 2009 Qendrën për Fëmijët në Situatë Rruge, që synon të ofrojë dhe sigurojë mbështetje dhe t’i mbrojë ato nga të gjitha format e shfrytëzimit mbi baza vullnetare. Organizatat e tjera punojnë në bazë ditore me fëmijët e rrugës, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, situate e fëmijëve të rrugës vijon të përkeqësohet dhe një përpjekje e koordinuar me strukturat shtetërore nevojitet, sipas aktivistëve.

Bashkimi Evropian po e inkurajon Shqipërinë të marra masa lidhur me punën e fëmijëve. Sipas Progres Raportit më të fundit të Komisionit Evropian, asnjë masë efikase nuk është marrë për të adresuar punën e fëmijëve dhe shfrytëzimin. BE-ja po kërkon për një system që mbështet familjet në nevojë duke ofruar shërbime të bazuara tek komuniteti.

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1992 dhe 2008 Neni 124 i Kodit Kriminal përfshiu kriminalizimin e abuzimit të fëmijëve.

Paragrafi i ri shprehet se: “Detyrimi me forcë, shfrytëzimi, inkurajimi apo përdorimi i punës minorene, për të fituar të ardhura, për të lypur apo performuar veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik apo arsimimin është i ndëshkueshëm me 2 deri në 5 vite burgim”.

Për më tepër, në vitin 2010, parlamenti miratoi ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, që në nenin 21, deklaron se fëmijët mbrohen nga çdo lloj shfrytëzimi dhe abuzimi. Por pavarësisht kornizës ligjore, implemendimi mbetet pas.

Një fakt që njihet pak dhe diskutohet pak është lëvizja e fëmijëve të rrugës për në Kosovë dhe vende të tjera fqinje. Një raport nën kornizën e Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit, identifikoi se nga 150 fëmijët e rrugës në Kosovë, 20% vijnë nga Shqipëria. Shpesh, varfëria ekstreme dhe kushtet e vështira ekonomike i detyrojnë këto familje të lëvizin dhe Kosova është një prej destinacioneve.

Një Raport i vitit 2013 i Human Rights për Shqipërinë theksoi se disa fëmijë rruge në Shqipëri emigrojnë në vende të tjera fqinje, veçanërisht gjatë verës. Raporti deklaron gjithashtu se disa fëmijë rruge përdoren dhe abuzohen nga banda kriminale për të vjedhur shtëpi, meqë ligji e ndalon dënimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

Ndërkohë që një mënyrë për të ndihmuar për këtë situate është ndryshimi i mentalitetit se duke i dhënë para fëmijëve që lypin ne po i ndihmojmë ata, një mënyrë tjerër mjaft efikase do të ishte ndërmarrja e politikave dhe sigurimi i koordinimit të institucioneve shtetërore që duhet të përballen me këtë problem.

“Shërbimet sociale në vend ende operojnë në formën e qendrave rezidenciale të kujdesit. Shërbimet sociale multidisiplinare në nivel komuniteti mezi ekzistojnë, madje edhe atje ku janë, ofrohet nga organizata të shoqërisë civile apo organizata me bazë besimi”, tha Veliaj. “Për shkak të këtij përfundimi, bashkë me partnered tanë, UNICEF dhe Swiss Cooperation, po ndërmarrim fillimin e një reforme gjithëpërfshirëse të Shërbimeve Sociale”.

Në lidhje me këtë studimi identifikon disa masa që mund të merren në nivel qeveritar, arsimor dhe local si edhe nga aktorë të tjerë të përfshirë dhe donatorë, për t’u përballur me një çështje kaq shqetësuese.

Në nivel qeveritar, ekziston nevoja për alokimin e fondeve shtesë në buxhetin e shtetit, në mënyrë që të gjenden masat e përshtatshme për t’u marrë me këtë çështje. Për më tepër, sikurse funksionon edhe me fusha të tjera, ekziston një mospërputhje ndërmjet kornizës ligjore ndërkombëtare dhe asaj të brendshme dhe detyrimet e marra nga Shqipëria me zbatimin e tyre. Shërbimeve sociale mungojnë ose janë të kufizuara dhe ekziston një mungesë bashkëounimi ndërmjet organizmave përgjegjës shtetërore për të adresuar nevojat e fëmijëve të rrugës.

Në nivel lokal, studimi identifikon nevojën e autoriteteve locale për të “krijuar një system të ri për mbledhjen e të dhënave për fëmijët e rrugës, bazuar tek të dhënat ekzistuese në nivel kombëtar, për ta bërë të qartë ndarjen ndërmjet fëmijëve të rrugës dhe grupeve të tjera të disavantazhuara”.

Për më tepër, ata duhet të rrisin bashkëpunimin me aktorë të tjerë në rritjen e ndërgjegjes ndër fëmijët e rrugës për shërbimet sociale që ofrohen në nivel local dhe të inkurajojnë sjellje pozitive kundrejt mbrojtjes së tyre, sipas rekomanimeve të studimit.

Arsimi, si një prej themeleve më të rëdnësishme të një shoqëria të shëndetshme duhet dhe do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë përballjes me situatën e fëmijëve të rrugës në Shqipëri, sipas aktivistëve dhe studimi identifikon nevojën për të investuar më tepër në shkurajimin e lënies së shkollës ndër këta fëmijë perms aksesit universal tek arsimimi dhe ofrimit të kurseve dhe trajnimeve për t’i specializuar ata në një drejtim të caktuar perms arsimit profesional.

Nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, sikurse u shpreh një activist i të drejtave të fëmijëve, “fëmijët e rrugës do të vijojnë të jenë Oliver Tuistët e Shqipërisë’”, duke iu referuar novels së famshme të Charles Dickens që tregon historinë fatkeqe të një jetimi rritur në Londrën e shekullit të 19, si një fëmijë i abuzuar rruge.

“Dy shekuj më pas, situata nuk është edhe aq e ndryshme në Shqipërinë e sotme. Në vend të fokusimit vetëm tek politika e lartë, duhet të fokusohemi tek situate e fëmijëve të rrugës, këta Oliver Tuistë të kohëve moderne”, shtoi ajo.

Megi Llubani është pjesëmarrëse në trajnimin gazetaresk të Qendres për Eksekencë në Gazetari – Tiranë (TCJE.org), pjesë e Projektit për Raportimin e të Drejtave të Njeriut. Ky artikull është botuar si pjesë e këtij projekti. Për më shumë informacion:http://tcje.org/en/projects/raportimi-i-te-drejtave-te-njeriut/  

 

Posted in Kryesore, Të Drejtat e Njeriut
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More