TCJE mban ligjërata rreth gazetarisë së të drejtave të njeriut


training photo 1Qendra për Ekselencë në Gazetari (TCJE) ka zhvilluar një seri leksionesh mbi gazetarinë e të drejtave të njeriut për përfaqësuesit e medias dhe shoqërisë civile.

photo training 2Leksionet, të cilët janë të hapur për pjesëmarrjen e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që marrin pjesë në Projektin e TCJE-së Për Gazetarinë e të Drejtave të Njeriut, kanë përfshijnë ligjërata nga ekspertë të fushës, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë me përvojë që specializohen në mbulimin e kësaj fushe.

Ky projekt i TCJE-së ka për qëllim të ofrojë një trajnim të gazetarëve për të përmirësuar mbulimin mediatik të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për të mësuar duke punuar direkt me anë të prodhimit të artikujve të zgjeruar që TCJE-ja boton në platformën e saj online dhe në shtyp.

Projekti i Gazetarisë së të Drejtave të Njeriut është i financuar nga Ambasada e SHBA-së me anë të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit të Democracisë, i cili mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale të angazhuara në ndërtimin e themeleve sociale dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike.

TCJE është një organizatë e shoqërisë civile që përdor një model gazetarie jofitimprurës që është i lirë nga presionet politike dhe komerciale, shërben për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ndihmon në modernizimin e shoqërisë shqiptare në përputhje me vlerat Euro-Atlantike.

Kontaktoni  info ( at ) tcje.org për më shumë informacion.

Posted in Njoftime
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More