Shqipëria synon të luftojë dhunën sistematike kundër grave

Përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri i kanë bërë thirrje qeverisë të bëjë më shumë për të luftuar dhunën kundër grave, që ka pllakosur vendin që nga rënia e komunizmit.

Dhuna kundër grave ka qenë një tipar i shëmtuar i Shqipërisë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.

Dhuna kundër grave ka qenë një tipar i shëmtuar i Shqipërisë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.

Thirrja erdhi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave në fillim të këtij muaji.

Sondazhet në vend nxjerrin në pah një  prirje shqetësuese të dhunës kundër grave.

“Në Shqipëri, 51 përqind e grave të anketuara pranojnë të kenë pësuar dhunë emocionale në jetën e tyre. 39 përqind kanë vuajtur dhunë psikologjike, 31 përqind dhunë fizike dhe 13 përqind kanë qenë viktimë e abuzimit seksual,” raporton një anketim i fundit kombëtar mbi dhunën gjinore. Anketa u bë nga autoritetet vendore dhe me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Gjykatat shqiptare duhet të luajne një  rol thelbësor, thonë ekspertët. Rastet e mëparshme tregojnë se dhuna kundër grave nuk ndëshkohet me ashpërsinë duhur. Abuzuesit përfitojnë denime të lehta ose gëzojnë lirinë me kusht.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në Shqipëri publikoi një studim javën e fundit mbi vendimet e gjykatave shqiptare mbi çështjet në fjalë, duke vënë në dukje se ka një rritje të grave që raportojnë akte dhune kundër tyre – me mbi 55 përqind në Tiranë dhe mbi 61 përqind në Shkodër.

Sipas anketës, shumë meshkuj, që ushtrojnë dhunë kundër grave, përfitojnë nga heshtja mbi subjektin dhe shpeshherë i detyrojnë partneret ose pjesëtaret e familjes të tërheqin akuzat e bëra, me shpresë se jeta në familje ose marrëdhënia në çift do t’i rikthehet normalitetit.

Përtej problematikës së dhunës kundër grave, Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për sa i përket mënyrës si shoqëria i trajton femrat në përgjithësi. Sipas studimeve ndërkombëtare, Shqipëria renditet shumë dobët në rang botëror në lidhje me barazine gjinore. Indeksi global i hendekut gjinor të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum) e rendit Shqipërinë afër fundit, në vendin e 108, mes 136 vendeve të renditura në rang global, shumë më poshtë se fqinjët e saj dhe të fundit në Evropë, me përjashtim të Turqisë.

Trajtimi i grave në Shqipëri është një “njollë turpi,” dënon një artikull në numrin e kësaj jave të Tirana Times, e vetmja gazetë javore në gjuhën angleze në vend.

“Indeferenca, shpeshherë e karakterizuar nga heshtja mbi problemin, nuk mund të lejohet të vazhdojë. Diçka duhet të bëhet, si nga shoqëria në përgjithesi, ashtu edhe nga strukturat shtetërore në veçanti,” lexon artikulli. “Përtej reflektimit shoqëror, strukturat duhet t’i japin menjëherë fund qasjes së përgjumur kundrejt dhunës në familje dhe të rrisë ndëshkimet për krimet që, ose mbeten të pandëshkura, ose ndëshkohen sa për sy e faqe.”

Posted in Kryesore, Të Drejtat e Njeriut, Veshtrim i Zgjeruar
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More