Familjet rome protestojnë dëbimin nga vendbanimi i tyre

Pasi u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga një kompani ndërtimi, familjet rome po jetojnë prej javësh në trotuarin e një rruge afër ish-vendbanimit të tyre.

Rreth 40 familje të komuniteti rom, të cilat u dëbuan nga vendbanimi i tyre nga një kompani ndërtimi, janë strehuar nga qeveria shqiptare në një bazë të vjetër ushtarake në rrethinat e Tiranës, pas shumë protestave dhe javëve të tëra në qiell të hapur.

Pasi u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga një kompani ndërtimi, familjet rome po jetojnë prej javësh në trotuarin e një rruge afër ish-vendbanimit të tyre.

Në rastin që shkaktoi protestat në fjalë, rreth 40 familje rome u dëbuan me dhunë nga shtëpite e tyre nga një kompani ndërtimi.

Trajtimi i familjeve rome u bë objekt shqetësimi për komunitetin ndërkombëtar, ku përfaqësuesit e BE deklaruan se Shqipërisë mund t’i mohohej statusi i kandidatit nëse nevojat e tyre nuk plotësoheshin.

Organizatat e komunitetit rom erdhën në ndihmë të protestuesve, duke deklaruar gjithashty synimin për të parandaluar shkatërrimin e vendbanimeve të tjera të komunitetit.

Përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit rom thonë se shkatërrimi i kampit në lagjen “21 Dhjetori” të Tiranës është vetëm një nga shumë dëbimet e dhunshme dhe pjesë e një axhende që ka për qëllim dëbimin e popullit rom nga Tirana dhe qytetet e tjera kryesore.

Një vit më parë, me qindra familje rome u detyruan me forcë të braktisnin shtëpitë dhe kampit të tyre, në një zone afer stacionit të trenit, i u vu zjarri.

“Ne kemi 600 vjet që jetojme në Tiranë dhe duam që problemeve të familjeve rome t’u vijë fundi,” deklaroi për mediat Xheladin Taço, një përfaqësues i komunitetit rom.

Diplomatët perëndimorë kanë bërë një sërë thirrjesh, duke kërkuar trajtimin e nevojave të këtij komuniteti të margjinalizuar.

Përfaqësues nga BE, OKB, SHBA dhe OSBE kanë kërkuar njëzëri që të respektohen të drejtat e njeriut të komunitetit rom dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të ofrojnë strehimin dhe shërbimet e nevojshme për romët e mbetur pa shtëpi, pas dëbimit të tyre nga zona ku kanë banuar për vite me radhë.

Ettore Sequi, ambasadori i BE në Tiranë, deklaroi se situata e komunitetit rom do të vihet në dukje në progres-raportin e Komisionit Evropian në Tetor, duke u bërë thirrje autoriteteve shqiptare të tregojnë po aq kujdes me këtë çështe, si një nga 12 prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë për të marrë statusin e kandidatit në BE.

Duke filluar nga viti 2008, BE ka dhuruar 3 milionë Euro për të ndihmuar komunitetin rom në Shqipëri, shtoi ai, dhe Bashkimi Evropian ngelet i angazhuar kundrejt “përfshirjes shoqërore dhe respektimit të të drejtave të njeriut të komunitetit rom dhe atij egjiptian.”

Romët përballen me diskriminimin në të gjithë Evropen dhe trajtimi i komunitetit në Shqipëri është i ngjashëm me vendet e tjera në Ballkan, pavarësisht pranisë së tij me shekuj në këtë rajon.

Mendohet se pothuajse 150.000 romë jetojnë në Shqipëri, por numri i saktë mbetet i paditur sepse, sipas autoriteteve, romët shpeshhere nuk i regjistrojnë fëmijet e tyre në gjendjen civile, ndaj ngelen të përjashtuar nga politika të tilla si ndihma në ushqime dhe asistenca sociale, që ofrohen për familjet më të varfëra në vend. Për më teper, një numër i konsiderueshëm nuk kanë një adresë të përhershme dhe shumica e fëmijëve vazhdon të mos regjistrohet në shkolla, duke humbur mundësinë e arsimimit si gjithë të tjerët.

Në rastin që shkaktoi protestat në fjalë, rreth 40 familje rome u dëbuan me dhunë nga shtëpite e tyre nga një kompani ndërtimi, e cila ka në pronësi tokën ku ishte ngritur kampi dhe po e përdor atë si zonë ndërtimi.

I pari trup ndërkombëtar që shprehu shqetësimin përkatës në lidhje me situatën ishte Amnesty International, e cila dënoi procedurat e ndjekura për dëbimin e romëve, pa ofruar atyre një strehim alternativ. Amnesty International thotë se pronari nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara me ligj dhe autoritetet nuk kanë marrë masat e duhura për t’u ofruar romëve strehimin e nevojshëm.

Familjet rome, disa prej të cilave kanë jetuar për 10 vite në ambientin e ish Qendrës për Krijimin e Veprave të Artit, “Rruga e Kavajës”, Tiranë, janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen në 7 gusht nga kompania e ndërtimit Park Construction Albania.

Ambasadori në fuqi i OSBE-së për Shqipërinë, Robert Wilton, dhe avokati i popullit të Shqipërisë, Igli Totozani, kanë theksuar gjithashtu nevojën për të ndihmuar komunitetin menjëherë pas dëbimit të familjeve.

Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut ka lëshuar gjithashtu një deklaratë mbi dëbimin, duke u bërë thirrje autoriteteve dhe mediave të gjejnë një zgjidhje për çështjen.

“Mediat nuk duhet ta trajtojnë lehtë çështjen, siç kanë bërë në të kalurën, sepse kjo është një çështje e rëndësishme,” u shpreh grupi në deklaratën e bërë.

Posted in Kryesore, Të Drejtat e Njeriut, Veshtrim i Zgjeruar
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More