KQZ lëshon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, i jep fund zyrtarisht procesit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare rikonfirmojnë fitoren e thellë të koalicionit të qendrës së majtë, të kryesuar nga Partia Socialiste, mbi koalicionin rival të Partisë Demokratike.

Lefterije Lleshi, kryetarja e KQZ-së, lexoi rezultatet përpara gazetarëve.

Lefterije Lleshi, kryetarja e KQZ-së, lexoi rezultatet përpara gazetarëve.

Publikimi i KQZ i kësaj dite shënon zyrtarisht fundin e procesit zgjedhor në Shqipëri, i cili, pavarësisht vonesave në nxjerrjen e rezultateve, pati një mbarëvajtje të qetë nisur nga standardet shqiptare – me të mundurin që pranoi me hijeshi humbjen dhe me fitimtarin që festoi me përulësi fitoren.

Rezultati përfundimtar – 83 deputetë për koalicionin e kahut të majtë dhe 57 deputetë për koalicionin e qendrës së djathtë – kanë qenë të ditura për shumë kohë, por procesi zyrtar u vonua në lëshimin e rezultateve përfundimtare për shkak të një sere apelimesh dhe ankimimesh për rinumërime të bëra nga të dyja palët, të cilat në fund nuk sollën ndryshime nga rezultatet paraprake.

Për më tepër, paaftësia e KQZ-së për të krijuar kuorumin e nevojshëm, pasi tre nga anëtarët e saj dhanë dorëheqjen për shkak të një konflikti politik, gjithashtu shkaktoi vonesa të mëtejshme.

Pak ditë më parë, Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë, një trup gjyqësor që mbulon apelimet gjatë procesit zgjedhor dhe që përbëhet nga gjykatës të Gjykatës së Apelit, vendosi t’i shpërndante mandatet mbështetur në rezultatet më të fundit të KQZ-së, një vendim ky që pasqyroi me përpikmëri rezultatet përfundimtare të nxjerra nga KQZ.

Vendimi i Kolegjit qëndron mbi autoritetin e KQZ-së, meqë ky i fundit qe i paaftë të krijonte kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, dhe deklarata e sotme e KQZ-së nuk është veçse një teknikalitet, por që gjithsesi i vendos vulën procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri shkuan mirë dhe shumë analistë janë të mendimit se vendi ka kaluar me sukses një test të rëndësishëm në rrugën e tij drejt forcimit të demokracisë dhe integrimit evropian.

Parlamenti i ri shqiptar pritet të mblidhet për herë të parë në datën 7 shtator dhe qeveria e re duhet ta bëjë betimin dy ditë më vonë.

 

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More