Kolegji Zgjedhor miraton shpërndarjen e mandateve në qarqe, certifikon rezultatet.

Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë ka miratuar shpërndarjen e mandateve në parlamentin shqiptar, duke u mbështetur në rezultatet më të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe duke certifikuar praktikisht rezultatin zgjedhor, një akt që i hap rrugën parlamentit të ri për të nisur punën në fillim të shtatorit.

Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë përbëhet nga gjykatës të Gjykatës së Apelit dhe ka autoritetin më të lartë mbi çështjet zgjedhore.

Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë përbëhet nga gjykatës të Gjykatës së Apelit dhe ka autoritetin më të lartë mbi çështjet zgjedhore.

Kolegji, një trup gjyqësor që trajton apelimet në lidhje me zgjedhjet, veproi në bazë të kërkesës së Partisë Socialiste, e bërë pas pranimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se nuk mund të certifikonte dot zgjedhjet e 23 qershorit për arsye se i mungonte kuorumi i nevojshëm.

Vendimi i komisionit, siç pritej, u kushtëzua nga mungesa e tre anëtarëve të dorëhequr për shkak të një konflikti politik. Duhen të paktën pesë anëtarë që të formohet kuorumi i nevojshëm për certfikimin e zgjedhjeve.

Kolegji Zgjedhor mori dymbëdhjetë vendime më vete të premten vonë, duke certifikuar rezultatet përfundimtare për çdo qark zgjedhor dhe duke emëruar deputetët që do të shërbejnë në parlamentin e ardhshem të Shqipërisë.

Vendimet e gjykatësve i japin fund në këtë mënyrë procesit post-zgjedhor, me rezultatet që vazhdojnë të jenë 83 mandate për koalicionin fitues të kryesuar nga Partia Socialiste dhe 57 mandate për opozitën e re të kryesuar nga Partia Demokratike.

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike shprehën shqetësimet e tyre mbi mënyrën e certifikimit të rezultateve, duke thënë se gjyqtarët kanë vepruar nën trysninë politike të ushtruar nga koalicioni i shumicës së re për të përshpejtuar procesin në dëm të transparencës së plotë. Përfaqesuesit ligjorë të socialistëve reaguan duke u përgjigjur se demokratët po përpiqeshin ta vononin certifikimin e rezultateve duke zvarritur procesin.

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More