Nuk ndryshon rezultati i zgjedhjeve pas rinumërimit të fundit

Rinumërimi i pjesshëm më i fundit në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u krye si pjesë e një hetimi në qarkun veriperëndimor të Kukësit, nuk ka sjellë ndryshime në rezultatin e zgjedhjeve në qarkun zgjedhor më të vogël në vend.

Qarku i Kukësit ka përfaqësimin më të vogël në parlamentin shqiptar prej 140 deputetësh, me vetëm katër të tillë.

Qarku i Kukësit ka përfaqësimin më të vogël në parlamentin shqiptar prej 140 deputetësh, me vetëm katër të tillë.

Rinumërimi u bë pas kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pretendonte se numërimi fillestar kishte pasur gabime në shumë prej qendrave të votimit dhe kjo i kishte kushtuar një mandat në parlament

Pasi fitoi apelin në Kolegjin Zgjedhor, gjykata e apelit për zgjedhjet, 15 kuti votimi u rihapën dhe u rinumëruan, por në fund nuk pati ndonjë ndryshim nga çfarë kishte rezultuar në numërimin fillestar.

Kukësi, një qark me vetëm katër mandate nga 140 të tilla në parlamentin shqiptar, do të ketë tre deputetë të Partisë Demokratike dhe një të Partisë Socialiste.

Ai i Kukësit nuk ishte veçse një prej rinumërimeve të radhës që nuk kanë ndryshuar asgjë nga rezultatet e mëparshme të këtyre zgjedhjeve, i cili vazhdon gjithmonë të jete 83-57 në favor të koalicioni opozitar të udhëhequr nga socialistët, një fitore zgjedhore kjo e jashtëzakonshme mbi koalicionin e kahut të qendrës së djathtë të demokratëve.

Tagged with: , ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More