Socialistët kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës

Rinumërimi në Shkodër nuk nxjerr ndryshime nga rezultatet e mëparshme

Partia Socialiste ka dorëzuar zyrtarisht pranë Kolegjit Zgjedhor të Shqipërisë kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun veriperëndimor të Lezhës.

Qarku veriperëndimor i Lezhës, Shqipëri, përfshin edhe qytetin e Laçit, ku ndodhën incidentet më të rënda gjatë ditës së zgjedhjeve.

Qarku veriperëndimor i Lezhës, Shqipëri, përfshin edhe qytetin e Laçit, ku ndodhën incidentet më të rënda gjatë ditës së zgjedhjeve.

Nëse miratohet, për sa i përket kohës dhe logjistikës, kërkesa pritet të ketë pasojat më të medha se çdo kërkesë tjetër që është bërë derimëtani pranë kolegjit zgjedhor, një grup gjyqtarësh që thonë fjalën e fundit mbi apelimet zgjedhore.

“Parregullsitë kanë qenë të tilla që nuk lënë shteg përveç shpalljes së zgjedhjeve si të pavlefshme dhe rimbajtjen e tyre,” deklaroi Bele, një përfaqësues ligjor i socialistëve, përpara gjykatësve. “Ne presim marrjen e një vendimi në këtë drejtim.”

Përfaqësuesit ligjorë të socialistëve argumentojnë se votuesit në Qarkun e Lezhës janë kërcënuar, ndërkohë që ka të tjerë, që dihen që kanë qenë jashtë vendit, emrat e të cilëve figurojnë në procesverbalet e atyre që kanë votuar. Qarku i Lezhës përfshin gjithashu qytetin e Laçit, vendi ku një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në incidentin më të rëndë të ditës së zgjedhjeve.

Kërkesa erdhi pasi më parë Partia Socialiste kishte tërhequr një apel të hershëm pranë Kolegjit Zgjedhor për të anulluar rinumërimin në Qarkun fqinj të Shkodrës, sepse numërimi në fakt kishte mbaruar, duke mos ndryshuar asgjë në shpërndarjen e mandateve. Një rinumërim më i hershëm në Qarkun e Lezhës nxorri në pah mospërputhje më serioze, por gjithashtu pa shkaktuar ndryshime me ndarjen e mandateve të fituar për çdo koalicion.

Socialistët dhe aleatët e tyre fituan bindshëm zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Por në këto zgjedhje që u karakterizuan nga normaliteti në tërësinë  e tyre – humbësi e pranoi me hijeshi humbjen dhe fitimtari e festoi me përulësi fitoren – kontestimet, rinumërimet dhe apelimet në tre qarqet veriore e kanë tejzgjatur dhe vonuar procesin në nxjerrjen e rezultateve zyrtare. Kur tashmë ka kaluar më shumë se një muaj nga dita e zgjedhjeve, ankimimet dhe apelimet vazhdojnë, duke shtyrë pafund certifikimin zyrtar të zgjedhjeve.

Për momentin, kontestimet kanë të bëjnë me një ose dy mandate, të cilat nuk ndryshojnë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Por të dy palët po luftojnë pa rezerva mbi çdo vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili mund t’i marrë një mandat koalicionit të Partisë Demokratike dhe t’i’a kalojë koalicionit të Partisë Socialiste, duke e çuar numrin total të mandateve për të majtët në 84 vende, apo tre të pestat e parlamentit që nevojiten për një sërë reformash të rëndësishme.

Rezultati i parë paraprak u dha të majtëve pikërisht 84 mandate, por KQZ ndërhyri në Qarkun e Lezhës duke e kaluar një mandat në favor të të djathtëve. Vendimi erdhi kur përfaqësuesit ligjorë të demokratëve i kërkuan dhe argumentuan komisionit për parregullsi me tabelat e rezultateve në disa prej qendrave të votimit, të cilat kishin dorëzuar vetëm fotokopje, por jo dokumentat origjinale.

Lezha ështe një nga qarqet më të vegjël, nga 12 që ka gjithsej në Shqipëri, për sa i përket popullsisë dhe numrit të përfaqësuesve që dërgon në parlament, shtatë të tillë, nga 140 gjithsej. Sipas rezultateve aktuale, koalicioni i demokratëve ka  katër mandate. Socialistët kanë fituar tre mandatet e tjera. Sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë, një qark administrativ vlen gjithashtu edhe si një qark zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë javën që vjen mbi kërkesën më të fundit të Partisë Socialiste.

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More