Kryebashkiaku i Tiranës zgjidhet kryetari i ri i opozitës

Lulzim Basha do të jetë kryetari i opozitës shqiptare. Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës fitoi zgjedhjet e brendshme të ditës së martë, duke u bërë kryetari i ri Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lulzim Basha u zgjodh në zgjedhjet e para të këtij lloji brenda Partisë Demokratike, edhe pse ka pasur ankesa se procesi nuk ka qenë plotësisht i drejtë.

Lulzim Basha u zgjodh në zgjedhjet e para të këtij lloji brenda Partisë Demokratike, edhe pse ka pasur ankesa se procesi nuk ka qenë plotësisht i drejtë.

Sipas deklaratave të Partisë Demokratike, Basha fitoi afërisht 80 përqind të votave në zgjedhjet brenda partisë, ku votuan rreth 41,000 anëtarë nga 100,000 anëtarët e regjistruar me kartë.

Rivali i tij për kreun ishte Sokol Olldashi, një anëtar i vjetër i parlamentit dhe një ministër i kabinetit aktual. Olldashi shprehu dyshime serioze mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se kandidatët nuk u trajtuan në mënyrë të njëtrajtshme dhe se rezultati ishte tjetërsuar për shkak të problemeve me listat e votuesve dhe presionet e ushtruara mbi anëtarët. Por Olldashi shtoi se do vazhdonte të ishte pjesë e partisë për tu përballur me sfidat e së ardhmes.

Basha zë vendin e kryeministrit aktual Sali Berisha, i cili e ka drejtuar partinë për më shumë se dy dekada. Berisha dha dorëheqjen pasi demokratët pësuan një disfatë të thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke hapur rrugën për zgjedhje brenda partisë, të hapura për të gjithë anëtarët, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Shumë analistë e shohin Bashën si të përzgjedhurin e Berishës dhe kryeministri në ikje e uroi udhëheqësin e ri në një konferencë për shtyp në selinë e partisë.

Basha, 39 vjeç, është një jurist i arsimuar në Hollandë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara në Kosovë, përpara se të kthehej në Shqipëri për t’ju bashkuar Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme qeveritare gjatë tetë viteve të fundit, përfshi ministrinë e punëve me jashtë dhe atë të brendshme.

Ai u zgjod kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011-ën pas një fitoreje të ngushtë përballë Edi Ramës, kryeministrit të sapozgjedhur të Shqipërisë, në një proces tepër të kontestuar dhe që Rama e ka quajtur si të manipuluar.

Tagged with: , ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More