Kolegji rrëzon KQZ-në, urdhëron hetim në Kukes nisur nga kërkesa e LSI

Do të hetohen votat në qarkun verilindor të Kukësit në Shqipëri, nisur nga parregullsi të vëna re gjatë zgjedhje muajin e kaluar, parregullsi këto që aleatja e dytë më e madhe në koalicionin fitues thotë se i kanë kushtuar një mandat në parlamentin e ri.

Qarku i Kukësit ka numrin më të vogël të përfaqësuesve në parlamentin shqiptar prej 140 deputetësh, me vetëm katër mandate.

Qarku i Kukësit ka numrin më të vogël të përfaqësuesve në parlamentin shqiptar prej 140 deputetësh, me vetëm katër mandate.

Kolegji Zgjedhor, një trup gjyqësor në Shqipëri me autoritetin më të lartë në çështjet zgjedhore, hodhi poshtë vendimin mbi këtë çështje të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke miratuar apelimin e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Paneli i gjykatësve të Kolegjit e mori vendimin të martën pasi pranoi si provë xhirime të regjistruara që tregonin mospërputhje të dyshimta midis rezultatit të pranuar nga KQZ dhe asaj çfarë shihej në video. Shpërndarja e mandateve u vendos në bazë të një diference të vogël prej vetëm 15 votash, ndaj dhe gjykatësit vendosën se kjo krijonte kushtet për një hetim.

LSI pretendon se e ka humbur mandatin e saj në rajonin verior të Kukësit për vetëm pak vota dhe kërkoi rinumërimin e 15 kutive të votimit në rrethin e Tropojës, ku duket se, mbështetur në xhirimet e regjistruara në komisionin zonal vendor, ka pasur manipulime gjatë procesit të numërimit në këtë KZAZ. Nisur nga xhirimet, LSI pretendon se do të fitojë 150 vota më shumë me rinumërimin.

Dy ekspertë të zgjedhur nga Kolegji do të studiojnë xhirimet dhe do të raportojnë pranë trupit gjyqësor përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Vendimi është i rëndësishëm sepse mund të kalojë një mandat nga koalicioni i Partisë Demokratike në koalicionin fitues të zgjedhjeve, atë të Partisë Socialiste, duke e çuar numrin total të mandatave për këtë të fundit në 84, që faktikisht u jep fituesve shumicën e kualifikuar prej tre-të-pestash, tepër e nevojshme për një sërë reformash kyçe.

Qarku i Kukësit ka numrin më të vogël të përfaqësuesve në parlamentin shqiptar prej 140 deputetësh, me vetëm katër mandate, dhe konsiderohet si një bastion i Partisë Demokratike, e cila pësoi një disfatë të rëndë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 23 qershor.

Tagged with: , ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More