Rinumërimi i Lezhës nuk sjell ndryshime në shpërndarjen e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka përfunduar rinumërimin e votave në Qarkun e Lezhës, i cili ka rezultuar në një rritje të diferencës në vota në favor të demokratëve, por pa ndryshuar rezultatin e mëparshëm për sa i përket shpërndarjes së mandateve.

Afërsisht 81,000 vetë kanë votuar në Qarkun e Lezhës.

Afërsisht 81,000 vetë kanë votuar në Qarkun e Lezhës.

 

Grupe të posaçme numërimi të ngrituara nga KQZ kanë rinumëruar të gjitha 81,000 votat e hedhura në Lezhë. Në përfundim doli se koalicioni i demokratëve ka fituar 800 vota më shumë se koalicioni i socialistëve. Shifrat e reja përbëjnë një ndryshim nga avantazhi i vogël prej vetëm 39 votash në numërimin e parë, por nuk e ndryshuan shpërndarjen përfundimtare të mandateve, sipas të cilës koalicioni i demokratëve ka fituar katër deputetë në këtë qark, të pasuar nga tre mandatet e fituara nga koalicioni i socialistëve.

Sidoqoftë, gjetjet e rinumërimit kanë yshtur zemërimin e demokratëve, të cilët, pasi e pranuan që në fillim humbjen e thellë zgjedhore, tashmë po deklarojnë se koalicioni i majtë ka përdorur manipulime për të fituar më shumë vota.

Socialistët e kanë kundërshtuar rinumërimin, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e zinxhirit të ruajtjes dhe transportimit të kutive të votimit. Ata kanë apeluar pranë Kolegjit Zgjedhor, një trup gjyqësor që thotë fjalën e fundit mbi zgjedhjet, për të ndaluar rinumërimin.

Rezultati përfundimtar në Lezhë pritet të shpallet sot, pas të cilës grupet e numërimit do të nisin rinumërimin e votave në Qarkun fqinj të Shkodrës, ku KQZ gjithashtu ka urdhëruar për një rinumërim.

Megjithatë, socialistët kanë bërë gjithashtu një kërkesë për verifikimin e listave të votuesve me Ministrinë e Brendshme, duke pretenduar se 156 persona që kanë votuar nuk kanë qenë të pranishëm në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More