Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë vendos kundër rinumërimit në Lezhë

Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë, një grup gjykatësish me autoritetin më të lartë mbi çështjet zgjedhore, ka vendosur të anullojë rinumërimin e votave në Lezhë, duke hedhur poshtë një vendim të mëparshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. As ky vendim dhe as rinumërimi nuk ndryshuan numrin e mandateve në parlament për secilin nga dy koalicionet kryesore.

Kolegji Zgjedhor vendos në favor të Partisë Socialiste.

Kolegji Zgjedhor vendos në favor të Partisë Socialiste.

Vendimi e bën të pavlefshëm rinumërimin, i cili në fakt u krye, duke i pranuar mospërputhjet, por jo aq të mëdha sa të ndryshonin shpërndarjen fillestare të mandateve parlamentare në këtë qark, të cilat vazhdojnë të jenë katër për koalicionin e demokratëve dhe tre për koalicionin rival të socialistëve.

Vendimi ndoshta nënkupton se një tjetër rinumërim që KQZ ka vendosur për qarkun fqinj të Shkodrës gjithashtu ka për tu rrëzuar, por zyrtarët e KQZ-së janë shprehur se gjyqtarët duhet të marrin një tjetër lloj vendimi për të rrëzuar rinumërimin në Shkodër. Rinumërimi në Shkodër, i cili tashmë ka filluar, erdhi pas kërkesës së Partisë Republikane, pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë, e cila pretendon se nuk i kanë dhënë një mandat, por se gabimisht i është caktuar Partisë Demokratike, aleates së saj më të madhe.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka zemëruar Partinë Demokratike, e cila pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare në qershor. Oerd Bylykbashki, një përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, e përshkruan vendimin si të paprecedent.

“Vendimi i kolegjit ka krijuar një problem të madh. Këtu bëhet fjalë për vjedhjen e hapur të 1200 votave nga Partia Socialiste, pra vjedhja e një mandati nga kjo parti,” tha Bylykbashi, duke i referuar rinumërimit të votave.

Ai shtoi se demokratët do të apelojnë gjithsesi pranë Kolegjit Zgjedhor në bazë të fakteve të dala në pah gjatë rinumërimit të votave dhe mospërputhjeve midis rezultateve të regjistruara dhe rinumërimit.

Duke përgëzuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, një përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste tha se vendimi duhet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi Qarkun e Shkodrës.

“E rëndësishme është se kolegji i interpretoi ligjet në mënyrë korrekte dhe vlerësoi se aktiviteti i KQZ-së në lidhje me rinumërimin e votave binte qartësisht ndesh me ligjin,” tha Koli Bele, përfaqësuesi ligjor i PS.

Që në muajin prill, KQZ, një trup prej shtatë anëtarësh, ka funksionuar me vetëm katër anëtarë të propozuar nga koalicioni i qendrës së djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike, si rezultat i një konflikti politik mbi zëvendësimin e anëtarëve të propozuar nga koalicioni i majtë.

Kolegji Zgjedhor, një trup gjyqësor i përbërë nga tetë gjykatës së Gjykatës së Apelit, tashmë pritet të marrë rolin e vendimmarresit mbi zgjedhjet, si pasojë e paaftësisë së KQZ-së për të miratuar vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej pesë votash.

Tagged with: , ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More