Skanimi elektronik mund të mos jetë gati në kohë për zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti do kenë procedura të reja në dy rajone – Tiranë dhe Fier. Por në të dyja këto vende testimet kanë treguar se përdorimi i këtyre teknologjive nuk do të jetë i lehtë.

Në Tiranë do të kryhet kontrolli elektronik i kartave të identitetit të përdorura nga votuesit. Ndërkohë në Fier votat do të kontrollohen dhe numërohen nëpërmjet skanimit elektronik. Ngelet e paqartë nëse autoritetet zgjedhore do të jenë në gjendje të zbatojnë numërimin elektronik në Fier. Gjithashtu ka shumë dyshime mbi funksionalitetin e kontrollit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë. Kompania spanjolle Indra do të zbatojë shërbimin elektronik në të dyja rajonet.

Ka pasur shqetësime se, për shkak të numrit të madh të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, nuk do të jetë e lehtë të përfshihen të gjitha në fletën e votimit, duke vështirësuar kështu procesin e kontrollit dhe numërimit të fletës së votimit nëpërmjet skanimit elektronik. Në Tiranë ekziston shqetësimi se, nëse kartat e identitetit nuk kontrollohen elektronikisht, atëherë do të ketë manipulime dhe njerëzit do të mund të votojnë në dy apo më shumë qendra votimi. Ky shqetësim përbënte dhe arsyen kryesore për zbatimin e kontrollit elektronik.

Gjithsesi, sistemi nuk është plotësisht jofunksional, por, për ata çka ofron derimëtani, do të duhen 48 orë përpara se autoritetet të mësojnë nëse ka njerëz që kanë votuar dy apo më shume herë.

Tagged with: , , ,
Posted in Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More