BE: Zgjedhjet një test për demokracinë, integrimin në BE

Bashkimi Evropian ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të jenë një test thelbësor për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në vend dhe progresin drejt integrimit në BE

Shefi i delegacionit te BE Ambasadori Ettore Sequi

Shefi i delegacionit te BE Ambasadori Ettore Sequi

Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, bëri thirrje që vëmendja të përqëndrohet në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në perputhje me standardet ndërkombëtare.

“Siç është shprehur në Konkluzionet e Këshillit të BE-së për Çëshjtet e Përgjithshme në dhjetor 2012,  mbarëvajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare do të jetë një test thelbësor për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në vend. Këshilli kërkoi gjithashtu që vëmendja të përqëndrohej mbi të gjitha për një proces zgjedhor në përputhje me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare,” tha Sequi.

Sequi e lëshoi këtë deklaratë gjatë një takimi me Conny McCormack, kryetaren amerikane të Misionit ndërkombëtar të Vëzhguesve Zgjedhorë të OSBE/ODIHR.

Delgacioni i BE-së në Shqipëri thotë se ka ofruar 205,000 Euro në mbështetje të Misionit ndërkombëtar të Vëzhguesve Zgjedhorë të OSBE/ODIHR për financimin e 6 vëzhguesve zgjedhorë afatgjatë dhe 32 vëzhguesve afatshkurtër.

Në një vizitë gjate muajit prill, Përfaqesuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, paralajmëroi pas takimeve me udhëheqësit kryesorë politikë të vendit se “progresi në rrugën drejt Bashkimit Evropian ngelet në duart tuaja.”

“Ne duam ta shohim vendin të përparojë me ritme të shpejta. Por progresi në rrugën drejt Bashkimit Evropian ngelet në duart tuaja. Një dialog i sinqertë dhe konstruktiv mes partive politike dhe vullneti për të arritur kompromise janë elemente kyçe të progresit,” tha Ashton.

Vizita e saj në Shqipëri erdhi menjëherë pas zëvendësimit të një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një anëtar të mazhorancës në pushtet, duke çuar në dorëheqjen e tre anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga opozita. Që nga mesi i prillit 2013, KQZ, një trup prej shtatë anëtarësh që administron dhe çertifikon zgjedhjet në Shqiperi, ka funksionuar me vetëm katër anëtarë të propozuar nga mazhoranca. Ngërçi në KQZ lindi kur një anëtar i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) u zëvendësua në mënyrë të diskutueshme nga mazhoranca pasi LSI, e përfaqesuar në parlament me katër deputetë, braktisi koalicionin me Partinë Demokratike në pushtet dhe u bashkua me Partinë Socialiste në opozite në një koalicion parazgjedhor.

Anëtare e NATO-s nga viti 2009, por edhe një kandidate aspirante për në BE, Shqipëria ka dështuar të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme gjatë më shumë se 20 viteve në trazicion drejt një demokracie funksionale.

Tagged with: , ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More