Partitë kryesore gjobiten me 100,000 euro për mosrespektim të kuotave gjinore.

Deputetet aktuale, socialistja Arta Dade dhe demokratja Albana Vokshi. Gratë fituan 16.4 përqind të vendeve, ose 24 mandate, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, duke pasqyruar përfaqësimin më të madh në parlament që nga kolapsi i regjimit komunist në fillim të viteve 90-të.

Deputetet aktuale, socialistja Arta Dade dhe demokratja Albana Vokshi. Gratë fituan 16.4 përqind të vendeve, ose 24 mandate, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, duke pasqyruar përfaqësimin më të madh në parlament që nga kolapsi i regjimit komunist në fillim të viteve 90-të.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Shqipërisë ka gjobitur tre partitë kryesore që do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit me një shumë të përgjithshme prej 14 milionë lekësh (€100,000) për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lidhje me kandidatet femra në 12 zonat elektorale të vendit. Në një vendim të marrë në 11 maj, KQZ dekalroi se kishte gjobitur Partinë Socialiste, aktualisht në opozitë, me 6 milionë lekë (€42,850) sepse nuk kishte respektuar kuotën prej 30 përqind në listat e kandidatëve për gjashtë qarqe, ku përfshihen Tirana, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka braktisur koalicionin qeverisës për tu bashkuar me Partinë Socialiste në një koalicion parazgjedhor, u gjobit me 4 milionë lekë (€28,550) sepse nuk kishte krijuar hapësirën e nevoshme për kandidatet femra në listat e saj për deputetë.

Partia Demokratike në pushtet gjithashtu u gjobit me 4 milionë lekë (€28,550) për të njëjtat arsye. Përfaqësuesit e partive përkatëse u shprehën se i pranonin gjobat kur u përballën me kërkesën për t’i korrigjuar listat nga ana e KQZ, një komision prej shtatë anëtarësh me detyrë administrimin e zgjedhjeve. Aktualisht KQZ po funksionon me vetëm katër anëtarë të propozuar nga koalicioni në pushtet, pas zëvendësimit të dyshimtë të anëtarit të propozuar nga LSI me një anëtar të koalicionit muajin e kaluar, nje akt që e futi në ngërç trupin zgjedhor.

Kodi Zgjedhor, i miratuar në konsensus nga të dyja forcat kryesore politike në vend, parashikon gjoba prej 1 milionë lekësh për qark nëse partitë nuk respektojnë kuotën gjinore të grave prej 30 përqind, një masë që OJQ-të dhe aktivistet femra e kanë përshkruar si të pamjaftueshme për të rritur përfaqësimin e grave në parlamentin shqiptar të mbizotëruar nga burrat.

Gratë fituan 16.4 përqind të vendeve, ose 24 mandate, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, duke pasqyruar përfaqësimin më të madh në parlament që nga kolapsi i regjimit komunist në fillim të viteve 90-të.

OJQ-të vendase kanë sugjeruar ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të arrihet kuota prej 30 përqind e femrave.

Që nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, deputetët zgjidhen nëpërmjet listave të mbyllura me kandidatë në 12 zona elektorale që korrespondojnë me rajonet administrative të Shqipërisë, të njohura ndryshe si “qarqe”. Këto zona kanë madhësi të ndryshme, ku numri i mandateve varion nga katër në qarkun e Kukësit në 32 mandate për qarkun e Tiranës. Mandatet përcaktohen në bazë të numrit të qytetarëve të regjistruar në çdo qark.

“Që përfaqësimi i grave në Shqipëri të arrijë nivelin prej 30 përqind në kuvend në zgjedhjet e ardhshme, atëhere do të nevojitet një rishikim i Kodit Zgjedhor ekzistues për forcimin e kuotës. Zgjedhjet e 2009-ës na ofruan një shembull domethënës mbi zbatimin e ligjit për kuotat. Është e qartë se ekzistenca e kuotës mund të shkaktojë ndryshimin që kërkohet, siç edhe ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore. Megjithatë, është gjithashtu e qartë se, nëse ligji mjaftohet thjesht me një kuotë prej “30 përqind të listës” dhe nuk ofron një formulë “renditjetje” (emra të alternuar), atëherë nuk ka për të garantuar zgjedhjen e grave në 30 përqind të mandateve në parlament,” deklaroi një raport i financuar nga Kombet e Bashkuara mbi zbatimin e kuotës gjinore ne zgjedhjet e vitit 2009.

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More