Vazhdon rishikimi i listave të votuesve

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon punën të pastrojë listat e votuesve në Shqipëri nga emrat me listim të dyfishtë. Zëvendës ministri i punëve të brendshme Ferdinand Poni deklaroi për mediat se procesi do të përfundonte në kohë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Opozita ka shprehur shqetësimin e saj përse procesi nuk është përmbyllur akoma dhe ka frikë se emrat me listim të dyfishtë mund cenojnë rregullsinë e votimit. Partia Socialiste në opozitë ka deklaruar se do të mbajë lista vetjake mbi ata që do votojnë anembanë vendit.

Poni u shpreh se stafi i ministrisë ka punuar seriozisht për pastrimin e listimeve të dyfishta dhe për heqjen nga listat të atyre që kanë ndërruar jete, sidomos për faktin se aty ka pasur të listuar edhe shumë njerëz me moshë mbi 100 vjeç.

Ai shtoi gjithashtu se puna vazhdon në qartësimin e listave për 17 qendra votimi, më së shumti nëpër burgje, të cilat kanë më pak se 1000 votues në listat përkatëse. (Të burgosurit shqiptarë e ruajnë të drejtën për të votuar, pavarësisht krimit që kanë kryer.)

Zyrtarisht në Shqipëria ka 3,271,956 votues. Poni tha se 14,000 njerëz nuk janë regjistruar akoma në listat e publikuara derimëtani. Ai shtoi se në Maj kishin mbetur ende vetëm 1,454 emra me listim të dyfishtë dhe shtoi se duplikimet nuk do jenë faktor gjatë zgjedhjeve.

Partia Socialiste pretendon se numrin i emrave me listim të dyfishtë është disa herë më i lartë, por që gjithsesi do të punojë që asnjë person të mos votojë dy herë. Socialistët deklarojnë se kanë informacion të detajuar për 25,847 votuesit që dyshohen se janë listuar dy herë, se ku banojnë ata, cilët prej tyre janë pajisur me karta identiteti, në cilën qendër votimi janë regjistruar dhe në cilën njësi familjare bëjnë pjesë.

“Zotërojmë informacion të plotë dhe garantojmë se asnjeri nga këta votues nuk do ketë mundësinë në 23 qershor të votojë më shumë se njëherë në sajë të listimit të dyfishtë,” tha në një konference për shtyp Bledi Çuçi, një zyrtar i PS.

Tagged with: ,
Posted in Kryesore, Zgjedhje 2013
Follow TCJE: Twitter Facebook

TCJE presentation

A different approach: Implementing a nonprofit media model, TCJE’s mission is to improve the quality of journalism in Albania, focusing on providing coverage that strengthens democracy, rule of law and human rights. More

Supporting quality coverage: Find out about our donors and partners and how you too can assist. More