Berisha do të udhëheqë koalicionin e qendrës së djathtë me 24 parti. Rama do të drejtojë koalicionin e qendrës së majtë me 39 parti. FDR dhe AKZ do hyjnë në zgjedhje të vetme.
Mazhoranca e Partisë Demokratike të Kryeministrit Sali Berisha dhe partia kryesore e opozitës, Partia Socialiste e Edi Ramës, kanë përmbyllur marrëveshjet e koalicioneve përkatëse me partitë e vogla për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Berisha do të udhëheqë një koalicion konservator të qendrës së djathtë prej 24 partish, ndërkohë që Rama do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë me 39 parti.
Dy parti të reja që priten të kenë përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri kanë zgjedhur të mos i bashkohen ndonjë koalicioni: Fryme e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi dhe nacionalistja Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut.
Të dyja koalicionet deklarojnë se do të fokusohen te ekonomia dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
Konservatorët e Berishës thonë se do të vazhdojnë me taksën e sheshtë dhe janë zotuar të krijojnë rreth 250,000 vende të reja pune në katër vitet e ardhshme, të cilat do të jenë mandati i tretë radhazi në rast fitoreje. Berisha ka disa partnerë tradicionale në koalicionit e tij, të tillë si Partia Republikane dhe ajo e Kristian-Demokratëve, por edhe partnerë të rinj ku përfshihet Partia e çamëve për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Ndërkohë socialistët e Rama po përpiqen të rikthehen në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë dhe premtojnë vendosjen e një takse progresive, 300,000 vende të reja pune, si dhe luftë kund korrupsionit në radhët e ekzekutivit.
Socialistët kanë ribashkuar forcat me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe partnerë të tjerë tradicionalë si Social-Demokratët dhe Partinë e minoritetit grek e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Pati disa negociata të ashpra me Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, e cila u ftua t’u bashkohej socialistëve, por në fund negociatat qenë të pafrytshme. Ish-presidenti Bamir Topi gjithashtu refuzoi një ftesë nga demokratët për të filluar bisedimet për t’u bërë pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë.
Më poshtë kemi listën e partive pjesëmarrëse në koalicione. Këto përmbajnë shumë parti të vogla, të cilat kanë shumë pak ose aspak mbështetje popullore, por kodi zgjedhor është i tillë që u jep partive të vogla shanse më të mëdha brenda një koalicioni sesa më vete.
Koalicioni i qendrës së djathtë Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim
Partia Demokratike, Sali Berisha
Partia Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu
Partia Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia
Partia për Drejtësi dhe Integrim, Shpetim Idrizi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi
Partia Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka
Lidhja Demokristiane e Shqipërisë, Nikollë Lesi
Partia Lëvizja Shqipëria e Re, Edmond Vishaj
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Arjan Starova
Aleanca Demokratike, Neritan Ceka
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Lufter Xhuveli
Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi
Partia Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian
Partia Demokracia e Re Evropiane
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
Partia Forca Albania ADS
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Gaqo Apostoli
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
Partia Konservatore Shqiptare
Partia e Minoritetit Grek për Ardhmëri, Kristo Kiçu
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Koalicioni i qendrës se majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partia Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Partia Aleanca Demokristiane, Zef Bushati
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka
Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili
Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri
Partia G99, Ervin Mete
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia Kristian-demokrate, Dhimitër Muslia
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
Partia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani
Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi
Partitë që do garojnë më vete
Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi
Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu